Deklarimi i Kurtit nxit reagime në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Deklarimit të kryeministrit Kurti, se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe se duhet të pritet një vendim i drejtë i Kushtetueses, i ka reaguar opozita në Kosovë e Maqedoni. VS:
“Besoj që duhet të gjithë të presim për një vendim të drejtë të Kushtetueses atje që nuk bën përjashtime as diskriminim e i cili e respekton shumëgjuhësinë në Maqedoninë e Veriut, ku nuk e flasin e gjithë popullsia të njëjtën gjuhë”.
Ky deklarim i kryeministrit Albin Kurti pasi takoi homologun maqedonas, Mickoski, ka nxitur reagimin e opozitës në Kosovë.
“Qysh është e mundur kështu?! Albin Kurti i beson Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës shqipe në atë shtet, ndërsa Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e linçon për gjithçka dhe sa herë që vendimet e saj nuk i përshtaten?!”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj.
“Albin Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të shtetit të vet, por i beson një gjykate kushtetuese të shtetit fqinj. Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve, e Kurti në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetutese”, ka shkruar Haradinaj.
Reagime kanë ardhur edhe nga ish-diplomatët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Skandaloz, të dëmshëm dhe të pabazuar në fakte e ka quajtur qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ai ka thënë se inkurajimi që Kurti i dha Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut është i pafalshëm.
Më shumë storie
Recension kritik mbi veprën “Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe” (2025) të Çerkin Ibishit
Nga Hysen Ibrahimi Librin ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe (2025), të autorit Çerkin Ibishit, e rëndis si një...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 84.24% e votuesve të diasporës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike jashtë...
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen 205 milionë euro të destinuara për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...

Average Rating