Home » Lajme, Ndërkombëtare » Delawie: Kosova rrezikon izolimin global

Delawie: Kosova rrezikon izolimin global

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm, pasi 43 deputetë kanë dhënë nënshkrimet në një kërkesë që Kuvendi, në një seancë të jashtëzakonshme, ta shfuqizojë Gjykatën Speciale.

Kërkesa e deputetëve nënshkrues është që seanca e Kuvendit të mbahet sonte.

Diplomatë të huaj kanë zbarkuar në Kuvend në përpjekje për t’i bindur liderët të mos e ndërmarrin një iniciativë të tillë, shkruajnë mediat vendore.

“Unë lus kolegët që të takohemi menjëherë. 43 deputetë kërkuan seancë të jashtëzakonshme, pas pak kthehemi në Kuvend”, ka thënë Veseli në seancë në të cilën u votua buxheti i vitit 2018.

Sipas diplomatëve të huaj nëse ndodh rrëzimi i Speciales, atëherë Kosova rrezikon izolim total dhe nuk do të ketë mbështetjen e vendeve të huaja.


Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka thënë ambsadori amerikan.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar për herë të dytë për idenë e zhbërjes së ligjit për Gjykatën Speciale. Ai kritikon peticionin për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“​Nuk i kemi bërë gjithë ato përpjekje për suksesin e Kosovës, që tani ta shohim duke e shkatërruar të ardhmen e saj, duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale”, ka shkruar Delawie në rrjetet sociale.

Deklaratat e ambasadorit kanë ardhur pas njoftimeve të fundit se mund të thirret seancë për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e këtij ligji.

Kujtojmë se ditë më parë me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë qytetarë, por edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë nisur të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ambasadori amerikan kishte reaguar edhe më herët. “Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka thënë ai.

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch