Home » Lajme, Vendore » Delegacione të shumta vizituan sot zyrën e kryetarit të Bujanocit

Delegacione të shumta vizituan sot zyrën e kryetarit të Bujanocit

Tri delegacione të ndryshme qëndruan për vizitë në Bujanoc
Takimi i parë u realizua me ambasadorin e Britanisë së Madhe, SH.T. Denis Keefe, për të pasuar më vonë takimi me Ombudspersonin e ri, Zoran Pasalic dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd, SH.T. Ilir Boçka.
U diskutua për situatën politike në Luginë të Preshevës, problemin e pasivizimit të vendbanimeve të qytetarëve të komunës së Bujanocit, njohjen e diplomave dhe sigurimin e teksteve, funskionimin e Paraleles së fakultetit Ekonomik në Bujanoc.
Me ambasadorin Keefe u diskutua edhe për takimin me ambasadorët e grupit “Miqt e Jugut” i cili do të mbahet të Enjten në Beograd, e në të cilin, pas 6 viteve mungesë, për gjendjen në Luginë të Preshevës do të raportojnë përfaqësuesit e tri komunave.
Realizimi i plotë i të drejtave të garantuara me ligj, përdorimi i gjuhës shqipe nëpër institucione lokale dhe shtetërore, përfaqësimi i dobët i shqiptarëve në institucione republikane, ishin temat të cilat u diskutuan me Ombudspersonin Pasalic.
Integrimi i shqiptarëve në institucione shtetërore dhe realizimi i të drejtave të tyre të garantuara me ligj, parakusht për integrimin e vendit në Bashkimin evropian.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch