Home » Lajme, Vendore » Delegacioni i Komitetit të Helsinkit pritet nga kryetarja e Preshevës znj. Sinani

Delegacioni i Komitetit të Helsinkit pritet nga kryetarja e Preshevës znj. Sinani

Delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga Sonja Biserko sot vizitoi komunën e Preshevës, ku pritet në kabinetin e kryetares së Komunës së Preshevës nga znj. Ardita Sinani. Delegacioni është duke grumbulluar informacione mbi gjendjen e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës me qëllim të përpilimit të Raportit të rradhës mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave.

“Në këtë takim mjaft bashkëpunues diskutuam për problemet e shumta me të cilat përballen Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Theks i veçantë u vu mbi problematikën e pasivizimit të adresave të Shqiptarëve. Mosnjohja e diplomave të Kosovës, si dhe burokracia e stërzgjatur e njohjes së diplomave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut ishte poashtu temë e bisedës me znj. Biserko, probleme këto për të cilat edhe më tutje udhëheqja shtetërore e Serbisë vazhdon të sillet e painteresuar për zgjidhejn e tyre.” theksoi znj. Sinani.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch