Home » Lajme, Ndërkombëtare » Delegacioni i Kosovës ka vazhduar edhe sot me takimet me zyrtarë të vendeve mike të Kosovës

Delegacioni i Kosovës ka vazhduar edhe sot me takimet me zyrtarë të vendeve mike të Kosovës

Gjatë ditës delegacioni kosovar do të takohet sekretarin e shtetit të SHBA- ve West Michell, presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, ministrin e jashtëm të Lituanisë Linkevicuis, ministrin e jashtëm të Belgjikës Didier Rejenders, ministrin e jashtëm të Domenikes Francis Baron, zv km Shejshell dhe Grenadines dhe ministrin e jashtëm të Litenshtajnit si dhe marrin pjesë në organizime dhe konferenca të ndryshme në kuadër të asamblesë së, OKB- së.

Ndryshe, mbrëmë Presidenti Hashim Thaçi dhe zonja e parë Lumnije Thaçi janë takuar me presidentin Trump dhe zonjën e parë Melanie në ceremoninë pritëse që organizohet çdo vit nga presidenti i ShBA- ve. Gjatë kohës sa ka zgjatur takimi presidenti Thaçi e ka njoftuar të parin e SHBA- së me zhvillimet në Kosovë, veçmas për situatën aktuale kur Kosova dhe Serbia po zhvillojnë negociatat për të arritur marrëveshjen paqësore përfundimtare si argument i fuqishëm për të ecur para të dyja shtetet në integrimet euroatlantike.

Presidenti Thaçi në kuadër të vizitës ka takuar edhe presidentë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme të botes në mesin e tyre, presidentin e Kiribatit, Taneti Mamau, presidentin e Jemenit Abdrabu Mansour Hadi, atë të Kroacisë, Kolinda Grobar Kitaroviq, senatorin Rod Gjonson si dhe personalitete të shumta që janë edhe aleat të Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në një ceremoni në akademinë ushtarake në West Point, ndërkaq pasdite do të takoi familjen Bytyqi dhe përfaqësues të Batalionit Atlantiku. /RTK/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch