Delegacioni i Kosovës në AP të NATO-s: Vendimi i sotëm, shenjë e mirë
Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni, pas avancimit të statusit të Kosovës në AP të NATO-s, ka thënë se kjo është shenja më e mirë që ka mundur t’i vijë Kosovës në këtë moment kur bota është në një situatë të papritshmërive të shumta.
“Tani jemi më afër vetë strukturës së Asamblesë Parlamentare të NATOS, jemi të avancuar në nivele që na mundësojnë një përfaqësim më të fuqishëm të Republikës në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, t’i shtyjmë bashkërisht vlerat që ka NATO-ja. Unë ndjehem shumë i nderuar nga të gjithë delegatët e asamblesë të cilët kanë votuar pro dhe kanë mbështetur punën e delegacionit dhe e kanë mbështetur Kosovën dhe institucionet e saj të cilat janë të angazhuara maksimalisht në shtyrjen përpara të vlerave të NATO-s, përqafimin e tyre promovimin e tyre. Kjo është shenja më e mirë që ka mundur t’i vijë Kosovës në këtë faze, në këtë moment kur bota është në një situatë të papritshmërive të shumta”, deklaroi Driton Hyseni, kryesues i delegacionit.
Kurse Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit, tha se kjo është shkalla e dytë para se të merren vendimet e mëdha të NATO-s, që Kosova ta merr një status tjetër.
“Besoj se çdo qytetarë i Kosovës është i gëzuar sepse NATO ka një simpati të jashtëzakonshme dhe shqiptarët e Kosovës janë pro NATO-s pothuajse të gjithë”, tha Haliti.
Më shumë storie
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...

Average Rating