Home » Lajme, Opinione » Demokratët e Qarkut Kukës rrezojnë komisonin e PD

Demokratët e Qarkut Kukës rrezojnë komisonin e PD

Nga Azgan Haklaj

Shpartallohen pashallarët blu 
Revolta me votë e demokratëve të Qarkut Kukës ultimatumi i fundit 
Demokratët e Qarkut Kukës, të rretheve Malësia e Gjakovës (Tropojë), Hasi dhe Kukësi në mënyrë referendare rrëzuan kanditaturat preferenciale të komisonit të çarravëve e miskave, ku u shpartallue kori i përbërë nga ish kryebashkiakë e zevendës të tyre, ish deputetë, zv ministra e ish drejtorë të rendësishëm, për të cilët e shumë të tjerë si këta nëpër Shqipëri është ndëshkuar PD- ja dhe ka dalë në opozitë prej 7 vitesh. Këta sanxhakbej blu kanë mbajtur, shfrytëzuar e shijuar postet e ofiqet e marra peng prej më shumë se dy dekadash të fituar mbi sakrificën e demokratëve të Qarkut të Kukësit e të Shqipërisë pa u shqetësuar aspak për rropatjen e tyre bulevardeve e shesheve të Shqipërisë në mbrojtje të vlerave të demokracisë prej shtatë vitesh, por përkundrazi kanë filtruar me Sulltanin Edi Rama e kalifatin e tij për mbijetesën politike përsonale.Kjo trevë e burrave trima të pushkës, kuvendit dhe të penës, që qëndroj e pamposhtur në shekuj në betejat heroike por liri, pavarësi e drejtësi shoqërore, vendi ku u përkundën në djepat e kullave prijësit e shquar të luftërave, Rilindasi Europian Pjetër Bogdani, Binak Alija e Mic Sokoli, Bajram Curri, Ramadan Zaskoci, Islam Spahia e Muhamem Bajraktari, poeti e kengëtari i lirisë, Saharovi shqiptar, Prometeu Havzi Nela.Kjo trevë ku prehen eshtrat e prijësve të pavarësisë Hasan Prishtinës e Bajram Currit ju hoqi në menyrë plebishitare e plotësisht të merituar spaletat qehajllarëve të cilët kanë livadhisur për vite me radhë në këtë qark duke grabitur në çdo rast meritat e demokratëve të cilët se kanë braktisur kurrë PD- në, as në momentet e saj me të vështira.Këta dashnorë fanatikë të kolltuqeve të pamerituara të shkurorëzuar tashmë nga demokratët e Qarkut të Kukësit janë të gatshëm të ndërrojnë flamur e ngjyrë 100 herë në ditë vetëm për të ruajtur privilegjet që t’i jep pushteti, korrupsioni për vehte, familjen e tarafet e tyre.Mjaftoj një ballafaqim me bazën elektorale të Partisë Demokratike, me njerëzit që i njohin si paren e kuqe, siç thotë populli, për t’u bindur se sa ju vlen lekura në të vertetë.Piramida e pushtetit të tyre u shkërmoq brenda dite.Cikloni blu fshiu kështjellat e pushtetit të tyre pa gjurmë, athua se nuk kanë ekzistuar kurrë.Ata patën arritur të dalin mbi ujë si pulat e thara e të krimbura, u frynë si bretkocat e etura, e kur deshën të bëhen prapë tajfuni i demokratëve i fshiu nga faqja e dheut Baza e Partisë Demokratike u tha:”Ndalu beg se ka hendek”Bashkë me ta iku edhe sllogani i tyre mashtrues nëpër fushatat zgjedhore gjatë gjithë këtyre viteve.”Votoni edhe njëherë për Sali Berishën”.Ekipi i Doktorit në Qark të Kukësit u shpartallua si ushtria e Napoleonit në Vaterlo.Abdikimi i Flamur Nokes dhe shmangia nga peshorja e kukësianeve për të gjetur ndonjë strehim politik në ndonjë cep të Tiranës nuk do koment.Të njëjtin fat të ushtrisë së tij do të kishte edhe vetë Doktori nëse do të shkonte tek vota e demokratëve.Ata tashmë e kanë vrarë frikën dhe hipokrizinë.Vota është besim.Çarravëfermani i komisionit të pastërtisë së figurave të PD-së, Rasputini Mustafaj tha se do të dilte faqebardhë në misionin e tij, por doli me faqe të zëzë në Qarkun e Kukësit, aty ku peshohet me mirë se kudo tjetër urtësia, besa, burrëria e karakteri i shqiptarit.Demokratët e Kukësit e nxorën publikisht në pension jo vetëm komisionin e pleqëve të urtë të PD- së duke kontestuar masivisht të preferuarit e Doktorit, por i dhanë mesazh publik kryeplakut të PD- së e të politikës shqiptare z Sali Berisha:”Plaku i urtë Berisha mos u bëj djali plangprishës”.Është koha të ikësh i nderuar.Çliroje PD- në. Ndihmoje fitoren e thellë të saj me ikjen tuaj!Lerëni Lulzim Bashën të bëhet kryeminister!Berisha dhe Gramoz Ruçi kërkojnë të rrinë në parlament deri sa Shen Mehilli, apo Xhebraili që përcjell të vdekurit në botën tjetër të hyjë në sallën e Kuvendit e t’i marrë forcërisht.E përmenda Shenjtorin e nderuar sepse pikërisht në festën e tij më dt 28- të shtator 1946 në Nikaj -Mertur të Malësisë së Gjakovës bandat staliniste- çetnike të drejtuara nga Musa Daci e gjeneral Xhemal Selimi terrorizuan këtë krahinë liridashëse dhe pushkatuan barbarisht para qindra qytetarëve patriotin e shquar Fetë Sadikun dhe djaloshin Uk’ Çuni.E theksova Gramoz Ruçin, sepse përfaqëson në politikë frymën bolshevike dhe partinë komuniste që instaloj pushtetin e saj me terrorizëm, Partinë Socialiste që e ushqeu me gjakun e martirëve të 2 prillit të Shkodrës për ta mbajtur me dhunë pushtetin, por edhe sektin e rilindjes, e ka mbijetuar kaq gjatë falë doktrinës së  Doktorit: “Bashëkëvuajtes dhe bashkëfajtorë”.Ata që humbën në Qarkun e Kukësit në mejdanin e votëbesimit e kishin mbushur kupën me kohë, prandaj dhe vota e sovranit i hodhi në koshin e historisë.Menduan së ia hodhën në Has nip e daje z Maçi dhe z Peka. Tashmë i gjithë qarku është në dijeni së z Maçi është bashkëpunëtor i sigurimit, por plotëson kriterin e fundit të Doktorit:”Ka spihuna të këqinj por edhe të mirë thotë ai”Ky Elez Maçi është spihun i mirë.Ustallarët e tyre kanë bërë skenar përfekt, por kanë harruar se duhet të shkojnë përsëri tek gjykatesi popull, e vështirë së ia hedh këtij gjykatësi përsëri. Malësorët e Qarkut të Kukësit, të kësaj treve të shquar edhe një tufë delje apo dhie kur e çojnë në kullotë ia varin kumonën në qafë dashit apo cjapit më të mirë.A mund t’i besojnë kësaj radhe malësorët ata që i kanë mashtruar e prerë në besë sapo janë kurorëzuar me pushtet me votën e tyre?!A mund t’i besojnë ata të cilët përveç nepotizmit, servilizmit ndaj pashallarëve të kryeqytetit, korrupsionit e pasurimit për vehte, pabesisë e intrigave nuk u kanë afruar asgjë më shumë atyre që i kanë votëbesuar në mirëbesim?!Kontestimi masiv me votë i ish pashallarëve lokal, blu në Qarkun e Kukësit nga demokratët është një leksion për demokracinë e politikën shqiptare dhe një barrikadë e lartë sa malet e Jezercës, Gjallicës, Shkelzenit e Pashtrikut për të përjetshmit e politikës.Politikani i vjetër e më pervojë të gjatë z Berisha e kupton më mirë se kushdo tjetër fatin e atyre që endërruan të bëhen “Skënderbe”, si Ali Pasha, Karamahmut Pashë Bushatlliu e Enver Hoxha.Solla në vëmendjen e publikut Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin (Skënderbeu) sepse princesha e PD- së Zhozefina e tha publikisht në Peshkopi kur u përurua monumenti i Moisiut tonë:”Sali Berisha është Gjergj Kastrioti ynë, është Skënderbeu i ri i shqiptarëve”.Edhe Sulltanin e kuq të sektit të rilindjes e ka pagëzuar Hyrremi i PS- së Erisa Spiropali Skenderbe të ri.Berisha duhet ta këtë të qartë se PD- në nuk mund ta shpëtojë as ai si Abdyl Hamidi i saj e as xhonturqit e tij, të cilët kanë krijuar një qeveri të fshehtë e mundohen të rrezojnë Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, për të shpallur Hyrjetin e tyre.Kombin Turk me histori 800- vjeçare shtetëformimi e shpëtoj nga ndarja mes fuqive të mëdha dhe e orientoj nga perëndimi reformatori i madh e vizionar Mustafa Qemal Ataturku.Edhe PD- në do ta shpëtojë e do ta rikthejë në pushtet Lulzim Basha.Doktori i njeh mirë  emrat e Washingtonit, Garibaldit, De Golit e të Papës Georg Ratzinger.Të tre të parët janë ish udhëheqës e heroj kombëtarë të popujve të tyre.E pra Xhorxh Washingtoni nuk e pranoj mandatin e tretë presidencial e Berisha u kurorëzua për herë të dytë kur shteti i zhulalëve e gazidedëve ju shkërmoq si keshtjellë prej rëre e vendi po digjej flake nga jugu në Veri, por u detyrua shpejt të japë dorëheqjen.Garibaldi, Gjenerali modern e heroi i shumë luftërave e çliroj dhe e bashkoj Italinë por iku në kohë, pasi mori nën sundim Napolin e Siçilinë.Ai kërkoj që kryeminister dhe disa ministra të qeverisë së Italisë së bashkuar të ishin arbëreshë.Ashtu ndodhi.Kryeministër u bë miku i tij arbëreshi Françesko Krispi.Gjeneral De Goli çliroj Francën nga pushtuesit gjermanë, por diti të japë dorëheqjen kur e pau se koha e tij kishte mbaruar.Papa Georg Ratzinger ishte kryeideologu i Kishës Katolike dhe kryetari i Shtetit të Vatikanit, por ai nuk priti ta thërriste Shen Pjetri për ta dhënë dorëheqjen, megjithëse njihet botërisht si pasues i tij dhe Kanuni i Kishës Romane ia njihte të drejtën të qëndronte në Fronin e Shen Pjetrit deri në vdekje.Ju kam degjuar Doktor tek e demontove publikisht komisionin e çarravëve, miskëve e rrulëve, e mirë bëre se vetë e ke ideuar e vetë e denigrove, por deklarove se kam ikë nga politika por jo nga beteja. Ju kam degjuar me vëmendje edhe kur citoni shpesh herë  Viktor Hygonë:”Një në mbetë në betejë, ai jam unë”Plaku i urtë Berisha mos u bëj djali plangprishës!Mos luani me dy standarte për shkak të statusit që gëzoni në Partinë Demokratike.Nënshtroju votës si gjithë të tjerët.Kur t’i nënshtroheni ju votës, të njëjtën gjë do të detyrohen ta bëjnë dhe gjithë të tjerët.Kërkoni listat e hapura dhe çlirojeni verdiktin e sovranit që e burgosët në bashkëpunim me Edi Ramën, me ndryshimet kushtetuese brenda një nate në vitin 2008.Ka ardhur koha të përballesh me vetëvehten Doktor.Çlirohu nga vetëvehtja!Është betejë e vështirë por fitore e bukur.Përballu me të vertetën sepse ajo është pilula magjike që do ta kthejë mendjen njëqind për qind e do të bëjë të lirë. Hape krahun e tërhiqu doktor. Emri juaj e ka demonizuar PD- në në sytë e Aleancës Euroatlantike.Në qoftë se do të rrish në betejë e mendon se fiton bëhu burrë e votëbesohu si të tjerët në çdo qark të Shqipërisë e lexoje mirë rezultatin në Kutinë e Pandarës.Udhëhiqe fushatën e merre përgjegjësinë e fitores për të shlyer disi humbjen katastrofike të vitit  2013-të, për të cilën u vetë deklarove fajtor.Shërbimi më i mirë që do t’i bënit demokracisë është të tërhiqeni me nder dhe të lini në fushë të mejdanit opozitën e bashkuar të udhëhequr nga Lulzim Basha e të shijoni shpartallimin e Sulltan Ramës që vetë keni kontribuar par ta bërë të tillë.Bëjeni Doktor.E keni të vështirë por jo të pamundur.Bëjeni për hatër të demokracisë e të Partisë Demokratike që e keni udhëhequr prej tre dekadash.Mos bëni si Fatos Nano që bëri thirrje publike për të votuar kundër Partisë që vetë e kishte krijuar.Por të paktën ai e pati kurajon e doli hapur.Me vjen keq dhe e përjetoj me dhimbje kur ju shoh në të njëjtën orë që është Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në televizion edhe ju në një studio tjetër.Si përfundim Doktor fitorja e PD- së është në dorën tuaj, me ikjen tuaj.Bëjeni edhe ju kompromisin për të lënë me testament trashëgimtarin siç po bëjnë gjithë kupola blu që e kushtezojnë ikjen me testamentin e trashëgimtarit.Nëse PD- ja dhe opozita e bashkuar nuk e rrezon nga froni Sulltanin e kuq Edi Rama, përgjegjës para shqiptarëve do të jeni edhe ju Doktor me veprimin e mos veprimin tuaj, këtë duhet ta dini mirë.Të gjithë gjeneralët në betejë mbajnë përgjegjësi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch