
Departamenti Amerikan i Shtetit thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shtensionojnë situatën
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka mirëpritur dialogun që sot është mbajtur në Bruksel për çështjen e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës. DASH-i ka bërë thirrje që diskutimet të vazhdojnë me urgjencë.

“Këto janë bisedime që i mirëpresim, që po mbahen sot në Bruksel brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përfshirë diskutime për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës. Besojmë se këto diskutime duhet të vazhdojnë me urgjencë”, ka thënë sot zëvendës zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel në konferencë për media.
Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është kanali adekuat për të zgjidhur këto çështje të ndërlidhura me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Patel ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë duke shprehur shqetësimet e saja për rregulloren e re të BQK-së. Ai ka thënë se kanë përsëritur thirrjet vazhdimisht për Kosovën e Serbinë që të shtensionojnë situatën.
Më shumë storie
Jamie Shea thotë se bashkëpunimi ushtarak Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri, inkurajues
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për RTKlive lidhur me deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë...
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel: Do të luajmë për fitore
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij në duel me Shqipërinë do...
Elisa Spiropali në Strasburg: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të...
Reagimet pasi Gjykata Speciale nuk e lejon Thaçin për varrimin e babait
Gjykata Speciale në Hagë nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të...
SHBA: Rinis dërgimi i ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë përgjatë kufirit me Poloninë, pas arritjes së një marrëveshjeje...
Volodymyr Zelensky e lavdëron marrëveshjen për paqe: I takon Rusisë të bëjë paqe
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara...
Average Rating