Janë bërë disa orë debat, por në fund Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratoi rezolutën e propozuar rreth zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në luftën e fundit.
Kjo për shkak se nuk kishte kuorum, pasi në sallë në momentin e votimit nuk gjendeshin 61 deputetë, minimumi i nevojshëm për të votuar.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas dështimit për ta votuar rezolutën për personat e pagjetur, theksoi se duhet t’iu ndalen mëditjet deputetëve të cilët janë nënshkruar dhe nuk kanë qëndruar në seancë.
Ai tha se në sallë janë vetëm 56 deputetë, derisa në listën e nënshkrimeve për mëditje, ishin mbi 90 deputetë të nënshkruar.
Votimi është shtyrë për seancën e radhës e cila pritet të mbahet më 3 maj.