Derisa Serbia synon destabilizimin e Kosovës, ajo në vazhdimësi shkel të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Derisa Serbia përmes serbëve në veri po synon destabilizimin e Kosovës, në Luginë të Preshevës, ky shtet në vazhdimësi shkel të drejtat e shqiptarëve duke i diskriminuar ata në shumë fusha. Shqiptarët që jetojnë atje po i bëjnë thirrje Kosovës dhe Shqipërisë që ta ngritin zërin kundër diskriminimit.
Shqiptarët në tri komunat e Luginës së Preshevës ankohen se po përjetojnë një diskriminim të vazhdueshëm nga Serbia. Të drejtat e tyre ndryshe nga ligjet e shkruara në vazhdimësi shkelen. Derisa me diskriminimin thonë se po përballen në çdo hap, ata përmendin disa nga sfera ku janë më të diskriminuar.
E një konstatim mbi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve e ka dhënë edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Luginës së Preshevës.
Për të parandaluar shkeljen e të drejtave të tyre, qytetarët konsiderojnë se një kontribut mund ta japin dy qeveritë shqiptare ajo e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë të cilën madje e obligon edhe kushtetuta e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.
/RTK/
Më shumë storie
Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet të hënën Gjykatës Kushtetuese
PDK-ja të hënën i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të kontestuar procedurat e ndjekura gjatë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të...
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhë Qeverinë Kurti 4
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës pa nënkryetarin nga radha e PDK-së
Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe. Pas...
Marsh në mbështetje të çlirimtarëve, tubimi i shpall të pafajshëm
Në Prishtinë u mbajt marshimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nën organizimin e platformës “Liria...
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...

Average Rating