Home » Kulturë, Lajme » Deshtoi puçi kundër Skënderbeut

Deshtoi puçi kundër Skënderbeut

( Fshehja diskrete e “ Skënderbeut “ , dje në Tiranë i ngjasonte një puçi   mirë të përgatitur kundër vlerave historike shqiptare. Fatbardhësisht ai dështoi . Zërat e çiltër gjithëshqiptar kundër kësaj  “prove “  me efekt të madh , e treguan të vërtetën e madhe  se nuk jemi aq të lehtë sa dukeshim këto vitet e fundit . Besoj se u kuptua që masa dërmuese nuk e  pijnë “ çorbën e prishur’)

Miku im ,Elvi C Sidheri  shkruan : “Po u sollëm ne, si ZOTËR të denjë të tokës dhe të kaluarës tonë, atëherë do jemi edhe në lartësinë e Aleksandrit, Pirros , Kostandinit dhe Gjergj Kastriotit  dhe ashtu kjo tokë do mbetet e jona, pa na e çarë kush kokën më. “
Dje e gjithë shqiptaria ishte e nivelit të pritur , me i thënë jo mashtrimit .

 

Historia shkelë, historia të ndërron , historia është e pamëshirshme. T`i bësh ballë historisë në ruajtjen e vetvetes është një fat i madh. Historia është “Lufta ndërmjet territ dhe dritës  që është  e përhershme (Z.P). Ndërrimi i trajtave që mund te paraqiten  si filozofike, shoqërore, fetare, krahinore.,në të vërtetë është po ajo luftë e gjithmonshme e njerëzimit mes dritës e territ, mes dashurisë e dhunës, mes dijes e padijes, mes së mirës dhe të keqes” ( nga Zef  Pllumbi).

Kësaj radhe do të flasim për një trashëgimi të Budizmit në Afganistan e posaçërisht për dy statujat e Buddhas, të cilat edhe u rrënuan dhe e revoltuan botën e qytetëruar dhe artdashësit në botë,objekte kulturore të mbrojtura si trashëgimi Kulturore Botërore nga UNESCO..
Afganistani  është një shtet  malor i rrethuar vetëm me male ,i cili e formon një pjesë të Azisë Qendrore; i populluar me mbi 30 milion banorë .Ka qenë një pike qendrore e Rrugës ë Mëndafshit  dhe migrimeve të ndryshme. Këtu janë gjetur gjurmët e njerëzimit që nga koha e Paleolitikut të Mesëm,ndërsa civilizimi urban daton shumë herët 3000 deri 2000 vjet prK.. E keqja e këtij vendi ishte që si vend strategjik i tërthonte rrugët në mes Lindjes së Mesme ,Azisë Qendrore dhe nënkontinentit Indian.. Historikisht emri “Afgan” e ka paraqitur popullin Pashtun ,një grup shumë i madh dhe më i madhi në Afganistan.( “Popujt e Azisë Qendrore.” Faculty.washington.edu. 2007). Populli i Afganistanit ka kaluar shumë religjione ; duke filluar nga ai i Zarathustres, Buddhismit  Hindus ,Musliman , Kristian ( ”Mbreterit e Kabulit” Sir H.M.Eliot),. Muslimanët arab e sollën muslimanizmin në vitin 642 psK,duke e përhapur ate deri në ditët e sotit. Kurse Buddhismi si fe u soll nga India dhe i kontrollonte anët në jug të Hindu Kushit dhe jetoi në Afganistan përafërsisht  deri në vitin 185 prK.

Këto du statuja më të famshme në botë ishin statujat gjigante të Buddhas Vairoccane dhe Sakvamuni ., dy statuja të Buddhas me qëndrim  në këmbë. me një lartësi pre 58 m dhe e vogla me lartësi 38 m ”Buddhat e Bamijanit” ,ishin dy nga statujat monumentale që qëndronin të gdhendura në bjeshkë , përballë luginës së Bamijanit, në Afganistanin Qendrore në një lartësi mbidetare 2500m  ,të ndërtuara pasK dhe te cilat e paraqitnin artin Gandhara ….Por  njeriu nuk i trembet atyre qe i ka zëne murtaja, por atyre të tjerëve që nguten ti zëre, e ta përhapin.    …Statuja e Buddhas ishte e madhe ,e lartë 58m ..Statuja e vogël ,me 38 m lartësi, ishte ndërtuar në mes te viteve 544 dhe 595 .

Pelegrini kinez Xuanzang i kishte vizituar këto anë në vitin 630 psK, dhe kishte shkruar  se ato ato e paraqisnin lulëzimin e Buddhizmit ” më tepër se  dhjetë manastire e më shumë se një mijë murgj” Pra , çdo pushtues e lavdëronte të vetën,  i jepte shkëlqim kohës së vet, dhe e errësonte të përparmen.  ..Ashtu si te na !. ,

Xuanzang -u i përshkruante statujat e Buddhas që ishin në atë kohë ” të zbukuruara me ari dhe gurë të çmuar ”. Ato u shkatërruan me dinamit në Marsin 2001 nga talebanët me urdhërin e Mullah Mohammed Omar-it, sepse qeveria Talebane i kishte shpallur si idole të huaja.

Në atë kohë ,sipas Drejtorit gjeneral të Unescos – Koichiro Matsura, ishte mbajtur një mbledhje e ambasadorëve të të 54 shteteve të të Konferencës Islamike – ku merrnin pjesë edhe Pakistani ,Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara të cilat e kishin njohur qeverinë Talebane- dhe e kishin kundërshtuar rrëzimin e kësaj trashëgimia botërore,Bile  Arabia Saudite dhe EBA e kishin përshkruar aktin si  ”të  egër”.

” Statujat e dëmtuan me dinamit me javë të tëra duke filluar nga 2 Marsi 2001 . ( Giant Buddhas Confirmed”. AFP. March 2001) .Fillimisht ato ishin gjuajtur  me armë anti-avion dhe artileri..Këto sulme i krijuan disa dëmtime por edhe jo më shumë.Talebanët e vazhduan krimin e tyre ,dhe Ministri Taleban i Informatave Kudrullah Xhamali  deklaronte “ kjo punë nuk është aq e thjeshtë si e mendon populli. Sa do që po gjuajmë nuk po arrijmë të dëmtojmë më shumë se pse staujat janë të gdhendura në zemër të gurit”

Pastaj ata i përdorën armët anti-tank që bile t`i prishin këmbët e Buddha-ve..Bile edhe sulmi me raketa kundër ajrore ishte përdorur.

Data ,6 mars 2001 gazeta Times shënonte se Mullah Mohammad Omar-i kishte deklaruar se” Muslimanët duhen të jenë krenar që i shkatërruan Idolet, duke iu falënderuar Zotit”. Me 15 mars 2001 ,ne gazetën japoneze Mainichi Shimbun, ministri i jashtëm taleban Uakil Ahmad Mutauakel-i  kishte deklaruar: ‘ Ne jemi duke i prishur      statujat në bazë të Ligjit Islamik dhe e tëra bëhët për qëllime fetare.” Mos të harroj të them ,se afganët janë 100% musliman.

Guvernatori i krahinës Bamijan Mawlawi Mohammed Islam Mohammadi edhe pse vet ishte taleban por ishte kundër rrënimit të skulpturave ,me 26 janar 20007 u vra në Kabul. “.

“Ne të vërtet asht po ajo lufte e gjithmonshme e njerëzimit mes dritës e territ, mes dashurisë e dhunës, mes dijes e padijes, mes se mirës dhe te keqes”-do të thoshte  At Zef Pllumbi.

Kombi është një bashkësi e madhe solidare, që e lidh ndjenja e vetëflijimit të kryer dhe vetëflijimeve për të cilat është i gatshëm edhe në të ardhmen. Kombi shqiptar është i tillë.

Por edhe tek  ne thoshte poeti : ”nuk u trembem atyre qe i ka zëne murtaja, por atyre të tjerëve qe nguten ti zë, e ta përhapin. Fundi, fundit nuk mund te akuzosh gjithmonë vetëm minjtë për përhapjen e saj, por ata që të sëmuret i sjellin qëllimisht këndejpari..
Fahri Xharra, Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch