Home » Lajme, Rajonale » Digjet spitali për COVID-19 në Tetovë, dyshohet për viktima

Digjet spitali për COVID-19 në Tetovë, dyshohet për viktima

Të mërkurën rreth orës 21:00, në Tetovë është djegur spitali modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus.

Nga zjarri që, besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i një bombole, dyshohet edhe për viktima, por zyrtarisht kjo gjë nuk është konfirmuar ende.

Në hapësirat e spitalit ndodhen ekipe të shumta zjarrfikësish dhe ata të ndihmës së shpejtë, të cilat po nxjerrin pacientët.

Në spital, jozyrtarisht merret vesh se gjenden dhjetëra persona të sëmurë me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

“Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes brenda pesë minutave nga pranimi i thirrjes nga spitali, por për fat të keq gjithçka ka marrë flakë shumë shpejt… për momentin nuk mund të raportojmë për diçka tjetër. Shpreh keqardhje të thellë për këtë që ndodhi. Në spital kishte njerëz të sëmurë”, ka deklaruar kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Nga shërbimi i zjarrfikësve thanë se shkaqet mbi përhapjen e zjarrit ende nuk mund të përcaktohen pasi ekipet ende janë duke punuar brenda hapësirave të djegura.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress