Home » Lajme, Opinione, Vendore » Diskriminim i vërtet , ende Abetarja nuk lejohet të përdoret pasi është burgosur

Diskriminim i vërtet , ende Abetarja nuk lejohet të përdoret pasi është burgosur

Kryeministri i Republikës së Serbisë z.Aleksander VUÇIQ, gjatë një vizite që ia bëri Bujanocit , qytetit të banuar me shumicë shqiptare e tha publikisht :  Tekset nuk lejohen të mësohet Heroi Shqiptarë Adem JASHARI.  Këtë e përsëriti  edhe  Ministri i Jashtëm i Serbisë, z.Ivica DAÇIQ . Pra , tekstet shkollore që ju dërguan nxënësve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës ende mbahen të burgosura në Terminalin Doganor në Tobanovc të Preshevës .

***

Asnjë reagim nga Tirana e Prishtina zyrtare për këtë mos lejim të përdorimit të Abetares për nxënësit e këtyre tri Komunave  .  

***

Derisa sa Beogradi për bashkëkombasit e vetë në Kosovë ka të gjitha nivelet e arsimit duke përshirë edhe Universitetin publik që funksionon në Mitrovicë sipas planit, programi dhe Kurrikulës së arsimit të Serbisë  . Dhe asnjëher nuk është paraqitur së paku një raport nga instanca relevante të arsimit të Republikës së Kosovës se çfarë ka në përmbajtje të këtyre teksteve shkollore të gjitha nivelet dhe sa prej tyre jan kundër kulturës dhe e historisë së neve shqiptarëve . Vërtet ky është një Reciprocitet i llojit të vetë në shekullin 21, pra është një diskriminim  i vërtet , pasi ende Abetarja nuk lejohet të përdoret pasi  është burgosur duke u mbajtur në hapsirat e doganës në Preshevë .  Nxënësit në këtë shekull në këtë krahinë shqiptare  mësojn me diktime .Pakica Serbe në Kosovë posedon edhe Universitet  dhe rregullisht vijnë kryekishtarë të Kishës Ortodokse të vizitojn por edhe Ministra e Kryeministra duke bërë si shpesh edhe përurimin edhe të heronjëve  të kralevinës së Serbisë së vjetër .        

Refik HASANIShkruan : Mr. Sc. Refik  HASANI

A thua edhe sa do të vlen që Abetarja do të mbahet ,,Mollë e ndaluar” për nxënësit Shqiptarë !? .

13 Dhjetor 2015

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress