Home » Lajme » Dita e sotme agoi me fatalitet me humbjen e tre personave shqiptar në një aksident trafiku në magjistralen E-75

Dita e sotme agoi me fatalitet me humbjen e tre personave shqiptar në një aksident trafiku në magjistralen E-75

Dita e sotme agoi me fatalitet me humbjen e tre personave shqiptar në një aksident trafiku në magjistralen E-75 I cili nuk është edhe rasti I vetëm deri më sot në këtë autostradë. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit te sotëm saktësisht në orën 6 30 min. Sipas Liljana Nikoliq nga Gjykata Hetuese pasoj e këtij aksidenti ka qenë humbja e drejtimit të kamionit me targa greke duke e përplasur makinën me targa TE të tipit Audi A4 ku kanë qenë tre persona shqiptar nga Tetova me inicialet B.F I lindur më 1974, F.F I lindur më 1986 dhe O.O I lindur më 1955 të cilët fatkeqësisht edhe humbën jetën. Në bazë të informatave që ekipi ynë I siguroi nga familjarët viktimat ishin duke udhëtuar për destinacion të Gjermanisë. Pas lajmit të dëgjuar disa nga familjarët e viktimave menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes të shokuar. Gjithashtu edhe ekipi I emergjencës nga Shtëpia e Shëndetit Presheva në Preshevë kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes për t’ia dhënë ndihmën e parë me c’rast shoferi I cili drejtoi kamionin u dërgua në spitalin e Vranjës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress