Ditëlindja e Rubensit dhe amshimi i Shotës.
Në përvjetorin e katërt të ditëlindjes së Rubensit, 21 vite më parë, dora terroriste prishi qetësinë e natës në qytetin e Bajram Currit duke goditur pallatin që banonin 20-të familje, ku mbeti e vrarë Shotë Haklaj dhe u plagosën disa banorë të këtij pallati.
Dora kriminale e pamëshirshme e ktheu gezimin tonë familjar në dhimbje, shembi një pallat dhe rrezikoj 20-të familje, e këputi jetën e Shotës në lulen e rinisë.
Në 21-vjetorin tënd Shotë të kalimit në amëshim na mungon fizikisht por jo shpirtërisht.
Në çdo ditëlindje të Rubensit je mes nesh.
Nga parajsa zbret shpirti yt fisnik për të festuar me ne ditëlindjen e Rubensit që aq shumë e deshe e u kujdese për të.
Rubensi ka ditëlindjen e 25-të ndërsa ju 21 vite më parë shkuat në parajsë.
Ti ike fizikisht por midis nesh është imazhi juaj, kujtimet e bukura, fjala jote, vizioni juaj, modeli i spikatur që duhet të ketë një gazetare që përcjell fjalën e lirë, zërin e qytetarëve që i besojnë pushtetit të mediave dhe zëdhënëses së tyre të pakompromis, qofshin këta djem dhe vajza burra dhe gra të cilët janë në llogoret e para të qendresës për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.
E dashur Shotë në këtë 21-vjetor të kalimit tuaj në amëshim nga ekzekutimi i forcave të terrorit shtetëror krenaria për ty e mposht dhembien.
Ju keni fituar mbi terroristët.
Shoqëria shqiptare dhe media e ka tashmë një model qëndrese.
Unë jam i sigurtë se ju preheni në parajsë, në paqen e amëshuar të Zotit që ju aq shumë i besonit gjatë gjithë jetës.
E dashur Shotë Haklaj, dhembja për ty na është kthyer në krenari dhe gjaku yt në një pishtar të përjetshëm lirie, të cilin unë së bashku me familjen time, familjen Haklaj, me mijëra demokratë, qindra artistë nga të gjitha trevat e trojeve etnike e përcjellim me krenari si pishtar olimpik në çdo cep të atdheut.
Ti ngadhnjeve mbi terrorin e errësirën dhe fluturove si shqipe e lirë drejt parajsës, aty ku e kanë vendin djemtë e vajzat si ti, të cilët janë martirizuar për lirinë, për demokracinë dhe fjalën e lirë.
21 vite më parë, në mesnatën e 31 tetorit ndërrove jetë duke lënë pas emrin dhe shembullin e ndritur të një vajze, e cila ashtu si Shote Galica nuk u tremb përballë çetnikëve e terrorit shtetëror.
Gjaku yt që spërkati muret e pallatit mund të ishte gjaku im, i Rubensit, Melisës, Afrimes që aq shumë e donit njëri-tjetrin, mund të shuheshim si familje e sot nuk do të kishim as Adelën.
Me këtë akt terroristët deshmuan se nuk njohin asnjë kod nderi, apo normë të drejtës zakonore duke e kthyer gezimin familjar tonin në mort.
Atë natë të tmerrshme kriminelët e pamëshirshëm tinzisht kishin projektuar asgjesimin e familjes tonë me C-4, e për të realizuar këtë kanë rrezikuar jetën e 20-të familjeve.
I dashur Rubens!
Arkmortin e Shotës na dhuruan terroristët në ditëlindjen tënde të katërt pak ditë pasi ish kryeministri Ilir Meta-Metaj me kishte kërkuar një takim nëpërmjet emisarit të tij Luftar Malia.
Ilir Meta-Metaj me dt 28-të nëntor të vitit 2000 kishte përgjakur festën e pavarësisë duke urdhëruar hedhjen e granatave mbi demostruesit paqësorë gjimnazistë ku mbeti i vrarë demokrati Syl Lushaj dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Në mesnatën e 21 janarit të vitit 2001 policia banditeske e Ilir Metës-Metaj duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut më arrestoj në banesën tonë dhe gjatë gjithë rrugës nga Malësia e Gjakovës në Tiranë më torturuan si Krishtin.
Me dt 24 korrik të vitit 2001 pengmarrësit u detyruan të më lirojnë sepse populli i Malësisë së Gjakovës më votoj në mënyrë plebishitare dhe me ktheu lirinë e grabitur padrejtësisht.
Pas lirimit tim nga burgu Ilir Meta-Metaj me kerkoj takim pajtimi të cilin e refuzova kategorikisht.
Marshalli Sali Berisha, dhe Edi Paloka deklaronin në konferenca shtypi madje nga dy herë në ditë se:
“Ilir Meta tenton ta blejë Azganin!
Azgan Haklaj nuk blihet se nuk shitet”!
E verteta doli se Ilir Meta-Metaj e bleu Sali Berishën dhe së fundmi dhe foltoren.
Të dashur demokratë e demokrate të Shqipërisë!
Koha shpejt do ta vertetojë se zigota politike e prodhuar nga fekondimi politik i partisë së lirisë dhe foltores do të kenë fundin e ishullit të Goli Otokut dhe Sali Berisha e Ilir Meta-Metaj do të përfundojnë si kali i qyqes apo qyqja vetë duke vajtuar “kukatur” kuku Isuf, kuku Istref.
Kori i kukuvajkave të këtij shartimi të turpshëm janë hedhur në sulëm duke sharë, fyer, kërcënuar çdo demokrat që denoncon përpjekjet e stërmundimshme të binoimit Meta-Berisha për të kidnapuar opozitarizmin por fundi i tyre do të jetë i turpshëm.
Partia Demokratike e Shqipërisë tashmë mazhorancë morale në aleancë me qytetarët do të çlirojë demokracinë nga trekëndëshi i Bermudës dhe do të shembë neodiktaturën që u knstruktua në gërmadhat e diktaturës.
E dashur Shotë!
Në çdo përvjetor tëndin ne vijmë me betimin solemn për të qënë më të vendosur në rrugën në të cilën ti ece, rrugë të cilën ta ndërpreu në mes terrori shtetëror në lulen e rinisë.
Demokratët shqiptarë, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, populli i Malësisë së Gjakovës dhe të gjithë ata për të cilët është e shenjtë liria e fjalës, të drejtat e njeriut dhe demokracia të kujtojnë me nderim dhe mirënjohje.
Trupin tënd të njomë do ta tretë dheu i zi, por guximi yt do të mbetet frymëzim për çlirimin e fjalës së lirë nga vargonjtë e pushtetit autoritarist.
Në këtë përvjetor tuajn po të kushtoj këto vargje lapidare:
Nën dritën e zbehtë të një qiriu
Për shpirtin tënd po lutem sot
Të qoftë e lehtë toka e atdheut
Dheu i të madhit Kastriot
Kujtimi yt do të jetë i përjetshëm.
Shpirti yt u prehtë në paqe!
I dashur Rubens!
Ju urojmë familjarisht:
Gezuar 25- vjetorin!
Urime!
Edhe 100 vite të lumtura.
Zoti të bekoftë dhe t’i plotësoftë të gjitha deshirat në jetë.
Average Rating