Home » Lajme, Vendore » Ditët mposhtjes kombëtare

Ditët mposhtjes kombëtare

Fahri Xharra 2015-1Ah sikur t’i kishim vënë veshin! “Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie,” thoshte atëherë Konica. “Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie,” thoshte atëherë Konica. E njëjta gjë na duhet edhe sot. Të rrishë urtë, të mos flasësh, të mos kritikosh, dhe t`i numërosh ditët deri në varësinë e plotë të dreqit të mallkuar, kur nuk do njihemi më ndër veti, nuk do të flasim më për atë që e duam.
“Shikoni Vranjën dhe Leskovacin “ -thoshte Konica. “Kur i mori Serbia këto vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët dhe i dëboj, duke ua mbajtur tërë ç’kishin. A protestoj Evropa? Jo! A mos e pengoi Turqia këtë bartje?Jo. A o mos Turqia i ndihmoi Serbisë?.Po. Ishte gjallë atëherë shqiptaria kur u zbrazën tokat që nga Molla e kuqe?
Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës (ndërhyri puna e fesë)”.
“Kombi shqiptar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, i përket qytetërimit perëndimor, me një kulturë të lashtë dhe të thadruar nëpër shekuj brenda kësaj përkatësie. Dhe këtë askush s’e ka vu në dilemë, deri ne këto dekadat e fundit, kur kemi fituar lirinë dhe për pasojë na janë shfaqur prirjet proturke e proorientale.
– Ishim në gjumë të gjatë shekullor. Flinim e flinim. E edhe nëse e donim zgjimin, fillonte terapia e re me sedativë edhe më të fortë se herëve të kaluara që ta na e kthenin përsëri gjumin, që kurr të mos zgjohemi. Na e kishin frikën?!
Nga ai gjumë shekullor, kurrsesi të zgjohemi ngase interferencat magnetike të antenave të huaja po i pengojnë valët tona, ato të ndritjes së mendjes sonë.
“Jazexhitë” janë shumë të “varfër” dhe të “rreckosur”dhe kobtarë kur e shkapërderdhin në mënyrë tragjike mendjen e popullit. Ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj përgatitjeve nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të “dehur “ apo të “droguar” në “ jazitë “ e tyre(tur. jazmak- me shkrue). Duhet ditur se trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha thahen, edhe çeliku e hekuri thyhet, por kombi i ynë as thahet e as thyhet. Por “jazexhitë” këte po e dëshirojnë,dhe po ndjellin kob.Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë nga edukimi që e merr rinia”, ne po e fatkeqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë fëmijë të parapërcaktuar për të qenë skllevër të kafazit të tyre mendor.

Rrjedhat e dëshirave sa do që të meshefura dukeshin, tani kanë filluar të dalin haptas nga “jazegjitë” shqiptarë, vajtimi i “jazexhive” për të kaluarën e “ndritur” dhe ndjellja e kobit shihet edhe nga lotët e tyre që “të thajnë zemrën dhe shpirtin”.Dhembshuria për të kaluarën e “ndritur” nuk ka fund, ndjellja e kobit nuk përfundon me kaq por është duke vazhduar deri sa vorbulla e paparashikueshme prej nesh por e përgatitur që moti nga ata që e mendojnë zhbërjen tonë, do të na përpijë përfundimisht.
“Jazexhit” janë kasnecët e kobit tonë kombëtar dhe zhurmshëm po na lajmërojnë. Po, na? Prapë kasnecët po bërtasin ; prapë kasnecët po çirren !

Për ata që e mohojnë vetvetën s`i duhen kombit! Ç`menduri e skajshme e Unit të sëmurë dhe të tjetërsuar deri në pabesueshmëri!!!…..
“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre e plogështojnë dhe e shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon).

Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Robëria i njef një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prap në kthetrat e lartmadhërisë së saj-ish robërisë. Vetëm të verbrit nuk mund t`i shohin pasojat e lirimit nga robëria dhe marrja në duar të veta të fatit të tyre nga njerëzit e robëruar dhe formimin e një shoqërie të dalë rishtas nga robëria

Sot , ndër shqiptarë Perëndimi dhe jeta Perëndimore është çështja e arratisjes përfundimtare nga Lindja dhe çështje e ngjitjes në varganin e botës së përparuar në atë botë që quhet Perëndim.

Të gjithë po i shohim fantazmat fetare të nxitura nga jashtë të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S`di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dimë? Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh,asgjë më tepër.

Shkas i shkrimi : Shume simptomatike , te gjitha ne nje ditë !
1. Komuna e Dibrës varrezat shqiptare i shëndërron në varreza osmane
2.Sa shumë i urrejnë gjakovaret njerëzit nga fshati! Shikojeni këtë video ( (gazeta esxpress )
3.”Janë gjetur varret ku mendohet se janë të varrosur dy ushtarë të Perandorisë Osmane ne Babaj t`Bokes , njofton Klan Kosova.
4.LETËR IGUMENIT SAVA JANJIQ ! E QELBET “TWITER-IN “, ME RRENËT E JUAJA ! (http://shqiperiaebashkuar.info/…/leter-igumenit-sava-janji…/
5.Pas Prizrenit, edhe në Tetovë e Shkup festohet fitorja e Erdoganit (Video)

Fahri Xharra

02.11.15 , Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress