Doli nga shtypi libri i titulluar “FLAKË”, (Përmbledhje me poezi) i autorit Adnan Jetullahi

Read Time:4 Minute, 38 Second

Botues: Shoqat e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Nga redaktori i librit, Hysen Ibrahimi
Mitrovicë, 29.06.2022

POETI ADNAN JETULLAHI, NËPËRMJET POEZISË, SHFAQ FIGURËN E DR. IBRAHIM RUGOVËS SI NJËRA NDËR FIGURAT MË TË NDRITURA TË KOMBIT SHQIPTAR

Në librin e titulluar “FLAKË”, (Përmbledhje me poezi) e autorit Adnan Jetullahi (libri i parë i tij), shihet realiteti specifik që është shkruar në një shkallë të lartë ndikimi. Sigurisht se autori, duke e ditur se poezia është arti më identifikues për jetën e njeriut si bazë e poetikës e shumë poetëve botërorë, ai merr guximin për të shkruar dhe shprehur ndjenjën e tij. Shumë poetë, në këtë rast edhe poetit Jetullahi, së pari është dashur t’i ndodhë diç në jetë, që pastaj ai të merret me poezinë më seriozisht, si mënyrë për ta larguar dëshpërimin. Një gjë e tillë i ndodhi edhe poetit Adnan Jetullahi.
Ka mundësi që lëvizjet e jetës së tij të jenë ndikuese për të shpërthyer me poezi. Po ashtu, këtu shohim se autori Jetullahi poezinë e tij e shkruan sikur bën krahasime parimore përkitazi me mendime nga njerëzit që e rrethojnë, sipas të cilit koncept, poezia e tij mendon se duhet të jetë gjithmonë e lidhur ngushtë me jetën dhe në shërbim për njeriun.
Që në fillim të librit, pas realizimit të planit poetik, autori fillon me poezi që shfaqin dëshira me mundësi për t’u bërë pjesë e pandarë e jetës së tij si një mërgimtar.
Duke e pasur parasysh jetën e një njeriu, të jetuarit jashtë vendit, sikurse autori në këtë rast, lexuesi do të hasë në poezinë e tij vargun poetik me tendenca mishërimi, që lidhen me jetën, për jetën dhe funksionimin e saj.
Kur poezia pushton shpirtin e lexuesit, atëherë ia vlen që të lexohet e studiohet dhe të kërkohet edhe më shumë nga autori, si në rastin e poetit Adnan Jetullahi, për të krijuar poezi me vlera të duhura edhe më tutje, sikur në këtë libër për të cilin po flasim e që kemi krijuar bindje të thellë, se ai duhet të vazhdojë të krijojë edhe më tutje e që shkon në interes të poezisë dhe historiografisë letrare poetike shqiptare.

Që në strofën e parë, me shumë të drejtë, poeti Adnan Jetullahi shfaq figurën e Dr. Ibrahim Rugovës si njëra ndër figurat më të ndritura të kombit SHQIPTAR. Ai këtë poezi e ka titulluar:
“I PAVDEKSHMI IBRAHIM RUGOVA”:

Në bjeshkë të Rugovës ai u rrit
Që t’i sjellë Kosovës dritë
Koka e tij ishte plot mend
Arma e tij ishte një pendë

Çfarë premtoi e realizoi
Me gjithë botën na miqësoi
Me Evropë e Amerikë
Ai i solli Kosovës dritë

Lavdi i qoftë Ibrahim Rugovës
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës
Me ty krenohemi i vogël e i madh
Gjersa të ketë mbi tokë shqiptarë.

Poeti në këtë rast nxjerr vargun artistik real, kur përshkruan figurën e madhe të Dr. Ibrahim Rugovës, duke e plotësuar me të drejtë kuptimin e fatit të jetës së Rugovës, e lidhur ngushtë me fatet e Kosovës, gjatë jetës së tij të mundishmshme e që ka qenë i detyruar ta mbrojë atdheun e tij.
Ndërkaq, poeti Adnan Jetullahi, më në fund ka vendosur të shkruajë poezi duke i botuar ato në një përmbledhje poetike, duke përdorur shprehje shpjeguese e plotësuese për vargun dhe në shumicën e rasteve nuk “blindohet” për ta kuptuar idenë e tij, që do ta shprehë nëpërmjet vargut poetik. Në vazhdim shohim poezinë e titulluar “PËR TY”:

Edhe pse s’të shoh
Edhe pse të njoh 
Edhe pse këtu s’je 
Dy fjalë të t’i them
Ndoshta në këtë botë
Gjithçka mund të ndryshojë.

Evokon pamundësinë e të takuarit, gjithsesi njohjen e padiskutueshme, por edhe mundësinë e ndryshimit, që zgjon shpirtin e poetit, duke e mobilizuar nëpërmjet vargut në poezi, megjithëse me shpresë të humbur.
Në raste të tilla, poeti Adnan Jetullahi, gjatë formimit të vargut artistik në formën më të mirë përshrkuese, vetëm sa e ngre lart poezinë e tij.
Me rëndësi janë edhe vargjet e poetit, që evokojnë jetën me përballje të papritura, të cilat më pas krijojnë vuajtje dhe brenga në vendin ku ai jeton. Ja si shkruan poeti në poezinë e tij të titulluar “KUSH NA NDAU”:

Shumë vështirë që s’të kam pranë 
Shumë vështirë që me ty s’jam 
Shumë vëshitirë që përgjigje s’kam 
Po pikë në zemër më ke lënë.

Përveç këtyre vargjeve, në këtë poezi hasim edhe vargje të tjera, saqë në strofën e fundit poeti shkon deri te mallkimi i të gjithë atyre që pengojnë, që i ndau, që nuk i lanë të bashkuar.
Një paraqitje e tillë e poetit me poezi vërtet mbresëlënëse, poeti mallëngjehet shumë lehtë edhe nga valët e detit, me një pasion të ndjenjës, duke u zhytur në meditime të skajshme. Ja si shkruan në poezinë e tij “BUZË DETIT”:

Duke shikuar qiellin e hapur
Më duket se figurat e reve në qiell
Sjellin fytyrën tënde
E dallgët e detit 
Ma sjellin aromën që dikur e kam ndier.

Kërkon mishërim në shpirtin e tij, që e përcjell kudo që ai shkon. Mirëpo, në pikëpamje me estetikën e figurës së imagjinuar, poeti Jetullahi, për mrekulli paraqet shikimin në qiell dhe sjelljen e aromës së saj nga deti, me elemente të vargjeve funskionale. Këto poezi të dashurisë, që ngërthejnë në vete kujtimin e një ndjenje shpirtërore, me vete bartin metaforë që implikon figurën dhe aromën nga qielli dhe deti. Në këtë rast shtohet efekti i të krijuarit poezi dhe po ashtu lindin ide të reja metaforike të kësaj vjershe dhe vjershave të tjera në këtë libër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Qeveria e Serbisë vazhdon t`i diskriminojë prodhuesit shqiptarë të Luginës
Next post Kryeministri ​i Kosovës z. Albin Kurti publikon vendimet për targat dhe letërnjoftimet