Doli nga shtypi libri i titulluar “VARGJE NËPËR KOHË”, përmbledhje me poezi, autor Zeqir Kurti

Read Time:2 Minute, 3 Second

Hysen Ibrahimi, Recensent i Librit, Mitrovicë, 17 shtator 2024

Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.                                                                                                    

U shtyp në shtypshkronjën ”Printing Press” në Prishtinë.

Sot më 17 shtator 2024, doli nga shypi libri i titulluar “VARGJE NËPËR KOHË”, përmbledhje me poezi, autor Zeqir Kurti. Është ky libri i parë i autorit me poezi që përkojnë me kohën, realitetin, ngjarjet  e lëvizjeve dhe veprimtarisë së vet autorit e që kanë vlera artistike e kulturore e që dëshmojnë rrënjësisht për dashurinë ndaj kombit dhe kulturës shqiptare.

Me shumë të drejtë redaktori i këtij libri Prof. Zymer Mehani vlerëson lartë në opinionin e tij i cili ndër të tjera thot, citat: Poezitë e Zeqir Kurtit që trajtojnë motivin e vendlindjes janë një shprehje e thellë e dashurisë dhe nostalgjisë për tokën ku ai ka kaluar fëmijërinë dhe jetën e tij. Këto poezi janë të mbushura me kujtime, detaje të ndjera dhe me ndjesi të fortë përkatësie, që lidhen ngushtë me fshatin e lindjes dhe me qytetin e Mitrovicës”, fund citati.

Autori Kurti duke qenë veteran i arsimit si në vendlindje po ashtu edhe në Suedi mbi tri dekada, vërejmë se poezia e tij dëshmon qartë se ç’është poezia, çfarë janë raportet e saj me poetin, me jetën, veprimtarinë, me kohën, e shumë kuptime tjera, që kanë për t’a tërhequr dhe zgjuar kërshërinë intelektuale të lexuesit me poezi dhe vargje të shkëlqyera artistike, pse jo edhe te studiuesit.

Në poezinë e Zeqir Kurtit, po ashtu do të gjeni shumë vargje poetike lidhur me këto çështje, si: Qyteti im Mitrovica, fshati im Vllahi, i bukuri fshat, barinj me dele, kështu e ka jeta, pastaj poezi kushtuar familjes, prindërve, dëshmorëve të kombit, e shumë e shumë poezi që ofrojnë mjaft vlera për ta vërejtur raportin e poetit Kurti ndaj poezisë shqipe.

Prandaj, të gjitha poezitë e botuara në këtë libër të autorit Zeqir Kurti, janë tejet të përshtatshme për të medituar për vendin e lindjes, për origjinën. Kjo mbase është karakteristikë e e vargut që, parasegjithash vlerësohet për nga ideja e autorit.

Libri ka gjithsej 185 faqe.

Ky libër do të përurohet nën patronatin e  Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, më 28.09.2024 (e shtunë) në Rektoratin e Universitetit ”Isa Boletini” në Mitrovicë, me fillim në ora 12:00

Ftesa është publike dhe janë shumë të mirëseardhur të gjithë pa dallim, dashamirët e librit dhe fjalës së shkruar të gjuhës shqipe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Opozita në Shqipëri është Gazeta “SOT” dhe zëri qytetar te Bashkim Hoxha
Next post Ursula von der Leyen do t`i mbledhë në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor