
Donald Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën e Serbinë, duke deklaruar se i kërcënoi të dyja palët me ndalim të tregtisë me SHBA-në nëse shpërthente lufta.

Në një konferencë për shtyp të premten, Trumpi ka thënë se tensionet mes dy vendeve ishin në pikën kritike dhe se ndërhyrja e tij ishte vendimtare.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, deklaroi Trump.
Ai e krahasoi këtë rast edhe me tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, duke thënë se kërcënimi me izolim ekonomik funksionoi edhe aty.
“Ashtu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin që po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët dhe u thashë ndihmësve të mi: Anuloni të gjitha marrëveshjet tregtare me Indinë dhe Pakistanin. Ata më telefonuan: ‘Çfarë të bëjmë?’ U thashë: Nëse doni tregti me SHBA-në, shumë mirë. Nëse doni të përdorni armë bërthamore, atëherë jo. Dhe të dyja palët ranë dakord”, shtoi presidenti amerikan.
Trump theksoi se përpjekjet e tij diplomatike shpesh janë nënvlerësuar, duke u shprehur se “nuk e di nëse ka pasur president që ka bërë më shumë se kaq”.
Ai gjithashtu përmendi edhe një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Iranit.
“Putin më telefonoi dhe tha: ‘Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin’. I thashë: ‘Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje. Dhe besoj se do të ketë lëvizje’”, ka përfunduar Trump.
Më shumë storie
Mediat gjermane: Autokracia në Serbi po lëkundet
"Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive...
Donalg Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë, të arrihet marrëveshja
Presidenti Trump ka bërë apel për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Ai ka kërkuar lirimin e pengjeve, ndërsa tensioni...
Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE
Deputeti gjerman Johannes Volkmann ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe të...
NATO vendos të rrisë shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri më 2035
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur më 25 qershor në Hagë për të riafirmuar...
Rexhep Taip Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se derisa KFOR-i Turk është në veriun e Kosovës, aty nuk do...
Donald Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës Kosovë-Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, derisa ka përmendur edhe...
Average Rating