Donika Gërvalla: Masat që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës, mesazh i rrezikshëm

Read Time:2 Minute, 0 Second

Zëvendëskryeministrja e Kosovës e njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar të premten kundër masave që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës, duke i konsideruar të panevojshme dhe që përcjellin mesazh të rrezikshëm. Ajo tha se masat e BE-së mund të ndikojnë tek presidenti serb, që të vazhdojë me politikën destabilizuese në veri.

“Ne mendojmë që masat e tilla janë të panevojshme…mendoj që mesazhe të tilla janë të rrezikshme, sepse mund të krijojnë përshtypjen te presidenti serb Vuçiq, që të mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë, të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe gjithë fqinjët e tjerë, që ka rreth e rrotull”, deklaroi Gërvalla.

Në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi, sipas saj, është shumë e rëndësishme që t’i dërgohet mesazh, pa asnjë mundësi për keqkuptim, atyre të cilët i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës.

Ndryshe në Bruksel është duke vazhduar samiti i liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin, ndër të tjera, po diskutohet edhe tensionet në veriun e Kosovës. Liderët e BE-së kanë kërkuar nga Kosova e Serbia që të bëjnë hapa të menjëhershëm për t’i ulur tensionet dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri. E nëse nuk  shtensionohet situata, kanë paralajmëruar masa.

Në mesin e masave ndëshkuese pritet të jetë pezullimi i punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimi i financimit të programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, mbrëmë para mesnatës, ka shkruar dhe në Twitter për masat e BE-së ndaj Kosovës, duke i quajtur për keqardhje.

“Masat janë për të ardhur keq, p.sh. pasi ato janë një reagim ndaj mbrojtjes sonë të patundur të vlerave bazë të vetë BE-së-demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Megjithatë, Kosova mbetet një aleate e BE-së, besnike ndaj asaj që përfaqëson Unioni”, ka shkruar Kurti, duke e emituar edhe një qëndrim që ka shfaqur në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Bashkimi Evropian, siç ka thënë Kurti, te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. “Kosova të tillë e ka Qeverinë. Të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj Qeverinë”, ka thënë Kurti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Josep Borrell njofton liderët e BE-së për situatën në veri të Kosovës
Next post Avdullah Hoti: Pa mbështetjen e aleatëve është i pamundur çfarëdo progresi