
Donika Gërvalla-Schwarz: Nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë, do të ketë luftë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka paralajmëruar luftë, në rast se, siç ka thënë ajo, komuniteti ndërkombëtar vazhdon qasjen e njëjtë ndaj Serbisë.
Gërvalla-Schwarz i tha mediumit publik gjerman, Deutschlandfunk se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog.
“Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë”, tha ajo. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel. znj.Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat.
Deklaratat e znj.Gërvalla-Schwarz vijnë një javë pas sulmit të armatosur në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas Policia u desh t’i eliminojë tre terroristë. Tash, NATO do ta shtojë praninë në Kosovë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së fundmi tha se Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës. Qeveria në Beograd po përpiqet të zbatojë një “model të Krimesë”, tha ajo, duke aluduar në aneksimin e vitit 2014 nga Rusia në Ukrainë.
Më shumë storie
As pas 14 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri...
Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian. Këto...
Edhe pas 13 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituuoin Kuvendin e Kosovës, as pas 13 përpjekjeve. Dështon edhe përpjekja e 13-të, vetëm 56...
Kuvendi i Kosovës në bllokadë, deputetët pa punë por me paga të plota
Kuvendi i Kosovës ka hyrë në javën e pestë të krizës politike, pa arritur ende të konstituohet plotësisht. Përpjekjet për...
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, e Kosovën e gjen me pozitën më të keqe në 15 vjetët...
PDK e LDK me kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën e Lirisë së Shtypit
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dy partitë opozitare në legjislaturën e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia...
Average Rating