Home » Lajme, Vendore » Dr. Blerim Saqipi nga Presheva zgjidhet dekan në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës

Dr. Blerim Saqipi nga Presheva zgjidhet dekan në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës

Blerim Saqipi, doktor i anglishtes nga Rahovica e Preshevës është zgjedhur dekan në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës me mandat katër vjeçar.
Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Blerim Saqipi i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, magjistraturën e ka kryer në Universitetin Lethbridge, “Alberta” të Kanadasë, ndërsa dokotoraturën për Shkencat e Edukimit në Universitetin e Jyvaskyla, në Finlandë.
Nga viti 2003 z.Saqipi ka punuar si Asistent/Profesor në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës , ndërsa nga viti 2015 punon si konsulent për arsim në Bankën Botërore.

Z.Saqipi, ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme të GiZ-it, projekteve të BE-së, USAID-it në cilësinë e ekspertit.
Ka qenë anëtar i Bordit të revistës shkencore CEPS (Centre for Education Policy Studies) në Slloveni, Bashkëautor i raportit të referencimit të Kornizës së Kualifikimeve të Kosovës, Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit Pedagogjik të Kosovës, Pjesëmarrës në procesin e hartimit të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë.

Z. Blerim Saqipi, gjithashtu ka dhënë kontributin e tij profesional në përkthimin e Platformës Politike të 14 Janarit 2006 të Këshilltarëve Shqiptarë të tre Kuvendeve Komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch