Home » Lajme » Drecun: Gjykata Speciale është duke funksionuar me të dhëna të marra nga ne

Drecun: Gjykata Speciale është duke funksionuar me të dhëna të marra nga ne

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi dhe propaganduesi serb i regjimit të Millosheviqit, Milovan Drecun dje në emisionin e mëngjesitnë televizionin serb TV HAPPY ndër tjerash deklaroi: “ Në bazë të ndodhive, në bazë të lokacioneve, në bazë të asaj që po e shoh që është prioritet i Prokurorisë Speciale (burgimet ilegale, arrestimet, keqtrajtimet…), po e shoh që ka shumë informata që ne iu kemi dhënë, p.sh. burgjet ilegale, nga 159 lokacione nga to edhe në Shqipëri, ata tashme i kanë marrë 15 në territorin e Kosovës dhe 2 në Shqipëri, që do të thotë që ende s’është përfunduar kjo punë. Unë kam listën e asaj që ne iu kemi dhënë atyre (prokurorisë speciale), dhe po e shoh që gati krejt prej të dhënave janë gjete në aktakuzë, e kam fjalën për ngjarjet dhe lokacionet që janë marrë”.

“Natyrisht, edhe shumë çka iu kemi dhënë, gjë që është më e rëndësishme është përgjegjësia komanduese sepse ne iu kemi dhënë strukturën komplete te UÇK-së… Po ashtu në kuadër të trupit punues patëm përgatur një dosje të veçantë për vrasjet e romëve, me 165 viktima të identifikuara” deklaroi mes tjerash Milovan Drecun.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch