Duhet rikthimi i Bashës për të bërë ndryshimin

Read Time:3 Minute, 7 Second

Nga Skënder Sadri Kapiti

Vizioni i Bashës dhe Elitës së Re politike të PD-së është: ndërtimi dhe funksionimi i shtetit ligjor; lufta kundër sistemit të korrupsionit dhe cmontimi i tij; ndarja e Shqipërisë me të shkuarën komuniste dhe me tranzicionin; zhvillimi e mirëqënia si dhe integrimi i Shqipërisë.

Në këtë rrugëtim Basha, Alibeaj  dhe PD institucionale kanë mbështetjen e SHBA-ve, të aleatit strategjik të shqiptarëvë. Në vënd që demokratët të ishin më të bashkuar  për të ndëshkuar regjimin e sotëm në pushtet, PD-ja sot është ndarë dhe e përcarë si kurrë ndonjëherë.Dhe autorësinë për këtë gjëndje e kanë interesaxhinjtë dhe ata të cilët PD e kanë dashur vetëm për interesa personale  dhe si mjet e vegël politike për ta shfrytëzuar e përdorur  PD -në si mburojë dhe avokati politike, dhe  ata janë në krye  te Foltorja.

Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 nuk japin zgjidhje politike,dhe zgjidhja politike është domosdoshmëria e duhur, pasi burimi i të gjitha dështimeve dhe të krizave në Shqipëri vijnë nga keqqeverisja e Ramës.

Zgjidhja politike duhej të kishte ardhur me 25 prill 2021.

Po ta shikosh me urtësi, me paanshmëri dhe nën prizmin  e një analisti objektiv  por edhe prej një politikani i cili e njeh por që më shumë e pranon realitetin  nuk është e vështirë për të konkluduar se Basha në zgjedhjet parlamentare në Prill të vitit 2021, ai arriti një rezultat spektakolar në ato zgjedhje, aq sa, edhe sikur ta zëmë se  ishte humbje, ajo “humbje”  në ato zgjedhje, PD drejtuar nga Basha ishte një “humbje” shumë,  shumë minimale.

Pra, kjo humbje në fakt ishte rezultat i një manipulim e rrëmbim i fitores së PD  nga pushteti i Ramës, dhe po të mos kishte qenë edhe apatia, indiferenca djallëzore, hipokrizia e ishfunksionarëve , ishpolitikanëve dhe dalja kundër Bashës edhe e nja 2- 3 partizave politike si devijnca të PD-së të cilët pastaj iu bashkangjitën dhe u grupuan në  Foltoren e Berishës pas shpalljes së tij “non grata”, pushteti i Ramës, do ta kishte pasur të veshtirë manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Pas këtyre zgjedhjeve të manipuluara opozita dhe Basha filluan dhe me siguri që do t’i denonconin ato dhe do të këkonin zgjidhje politike  dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Dalja e foltores i dha një goditje të rëndë Partisë Demokratike, pasi Foltorja në aleancë me LSI  të             Ilir Metës dhe në hije edhe me rilindjen  e Edi Ramës përdorën  të gjitha energjitë e trillimeve,sajesave, akuzave,intrigave e shpifjeve kundër Bashës dhe madje edhe  kundër SHBA-ve, gjë që vazhdon edhe ne fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që mbahen me 14 maj 2023.

Komploti kundër Bashës u pa dhe u evidentua edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, ku “Trekëndëshi i Bermudës” komplotoi kundër Bashës dhe Partisë Demokratike me qëllim asgjësimin politik të PD-së institucionale dhe të kapjes së saj nga Foltorja.

NË KURTHIN E KËTIJ KOMPLOTI ANTIBASHA RANË MJERISHT EDHE SHUMË DEPUTETË TË PD-SË TË CILËT NXITIMTHI I KËRKUA BASHËS DORËHEQJEN PËR HUMBJEN PËRBALLË ATIJ KOMPLOTI ANTIPD E ANTISHBA QË BËRI POLITIKA E VJETËR DHE KORRUPSIONI.

Pastaj ky komplot vazhdoi me zvarritjen e marrjes së vendimit gjyqësor për ligjësimin si PD , Partinë Demokratike zyrtare dhe jo Foltoren.

Ky komplot antiBasha e antiPD vazhdon edhe në këtë fushatë elektorale të zgjedhjeve vendore, ku foltorja në aleancë me LSI janë shkrirë te njëra tjetra. dhe të gjithë sulmet e bateritë i konsumojnë kundër Bashës, Alibeajt e PD-së zyrtare.Por pas 14 Majit 2023 fillon rënien e pashmangshme e “Trekëndëshit të Bermudës”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti: Draft-statuti dëshirë për Republika Sërpska në Kosovë
Next post <strong>Pengesat pёr dekolonizimin e Rusisё</strong>