Home » Opinione » Duhet rikthyer dinjiteti i nëpërkëmbur i Republikës së Kosovës!

Duhet rikthyer dinjiteti i nëpërkëmbur i Republikës së Kosovës!

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni
Ndërprerja e punimeve nga serbët, që ndodhi sot reth prës 10:30, në ndërtimin e shtëpive të shqiptarve në Mitrovicën veriore, tek lagjja Kroi i Vitakut, paraqet vazhdimësi e të ashtuquajturit “Park i Paqes” mbi Ibër dhe jep sinjal të qartë se Serbia synon definitivisht ta ndajë Kosovën.
Njëkohësisht, Serbia tregon se nuk e pranon Dialogun e Brukselit dhe as Marrëveshjen e 19 prillit 2013 të nënshkruar nga Ish Kryeministri serb Ivica Daçiq dhe nga Kryeministri i Kosovës në deter, Hashim Thaçi. Gjithashtu, Serbia ia bënë me dije opinionit ndërkombëtarë, e në rend të parë Grupit negociator dhe Republikës së Kosovës, se sa të kota janë bosedimet Kosovë-Serbi në Beograd, si dhe sa të pavlera dhe të pavërteta janë prononcimet e “zyrtarëve” kosovarë për “përparimet e arritura në dialogun e Brukselit”, ku shihet qartë një (vet)mashtrim dhe një keqkuptim i madh historik i palës kosovare në këtë “dialog”.
Sa duket, Qeveria Thaçi, e cila i udhëhoqi këto bisedime me Qeverinë serbe në Bruksel, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së lartë të Këshillit të BE, baroneshës Catherine Ashton, as që ishte në dijeni se në çfarë impakti politik ishte përfshirë dhe kyçur, meqë i mungonte ekspertiza më elementare e Grupit negociator dhe
performansa e plotë qeveritare e shtetërore kushtuar këtij problemi madhor.
Mjerisht, u pa puna se kosovarët nuk ishin fare të përgatitur për këto bisedime, meqë nuk arritën të shtrojnë asnjë problem të vetëm si temë e Dialogut, as për statusin e shqiptarve të veriut të Kosovës, për pronat, shtëpitë, banesat dhe objektet tjera të uzurpuara të shqiptarve atje nga serbët, nuk u shtrua fare as çështja e të drejtave të shqiptarve në Serbi, dmth në Luginë të Preshevës, etj.
Pra, shkurt e shqip: Qeveria e Kosovës dështoi plotësisht në Bruksel në mbrojtjen e çështjes së shqiptarve atje! Kurse, pranoi të bisedohet pa kushte për çështjen e serbëve të Kosovës. Madje, edhe duke e shkelur me të “dy këmbët” sovranitetin, integritetin territorial dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Andaj, kjo Qeveri e Kosovës do të mbahet në mend si dështuese e madhe dhe degraduese e inoruese e të drejtave të shqiptarve dhe si mbrojtëse fanatike dhe për ngritje të pakuptimtë vetëm të çështjes së të drejtave të serbëve të Kosovës, në një nivel të paparë në botën demokratike në Europë!
Sjellja e këtillë, skajshmërisht e papërgjegjëshme dhe joparimore e jokompetente e Qeverisë Thaçi e solli palën kosovare në pozitë të nënshtruar dhe serviliste të Kosovës ndaj Serbisë në Bruksel, duke i sjellur pasoja të pariparueshme dhe thellësisht antishqiptare.
Me ndihmën dhe përulësinë e tillë serviliste të Kosovës, Serbia arriti ta merr statusin e kandidatit për BE, edhepse për çdo ditë bënë probleme e barriera jocivilizuese në territorin e Kosovës, duke mos e përfillur sovranitetin e saj dhe Pavarësinë e saj shtetërore.

Pra, pasojat fatale të veprimit të tillë antishqiptar në Dialogun Kosovë-Serbi duhet stopuar dhe patjetër duhet ndërprerë çfarëdo bisedimi, dialogu apo kontakti  joparimor, pa kritere dhe servilist me Serbinë.
Urgjentisht duhet vendosur raporte normale ndërshtetërore me Serbinë, në baza të reciprocitetit të plotë ndërshtetëror, për të gjitha çështjet, e në rend të parë midis të drejtave të serbëve të Kosovës me ato të shqiptarve të Luginës së Preshevës, por edhe për të drejtat e shqiptarve në veri të Kosovës dhe në komunat me shumicë serbe.
Shpresojmë se Qeveria e ardhëshme e Kosovës, e dalur nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014, ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim, shumë gabime dhe vendime të dëmshme për Kosovën për t’i stopuar, në mënyrë që të ndërpritet trendi negativ dhe pasojat e paparashikueshme që do t’i shkaktonin
Kosovës, që rrezikojnë të ardhmen e saj si shtet sovran dhe i pavarur.
Gjithêsesi, ndërprerjen e punimeve në ndërtimin e shtëpive të shqiptar ve në veri, duhet kushtëzuar me ndërprerjen dhe pezullimin e punimeve të serbëve “këndej Ibrit”.
Njësoj duhet vepruar edhe në të gjitha segmentetet e tjera të jetës dhe të drejtave të serbëve, duke i kushtëzuar me respektimin adekuat të të drejtave të shqiptarve, qoftë në veri të Kosovës api në Serbi.

Pra, nevoitet vendosja e dinjititetit të plotë të Kosovës dhe e barazisë së plotë për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, etnike, territoriale, etj.
për të siguruar një shoqëri demokratike me mundësi dhe kushte e shanse të barabarta për të gjithë!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress