Home » Kulturë » Duke shetitur nëpër Turqi e mësova historinë tonë – (Pjesa e dytë )

Duke shetitur nëpër Turqi e mësova historinë tonë – (Pjesa e dytë )

– E shikoni atë ngjyrën e gjelbërt përgjatë Dardaneleve?… Pikërisht atje, jane shtrirë Pellazgët tanë emigrues Dorikë dhe Jonianë (dhe jo grekë)! Dhe po të vazhdosh më në jug-lindje, atëherë njoftohesh  me ata qe quhen Pryget/fryget, Hitit, Lydet/etrusket, Aramaiket, etj, ( Vatian Kol )

 

Atje thellë në Anatolin turk; “Turistët nuk shkojnë per të mesuar historinë që do të shikojnë, por për të shikuar historinë që e kanë “ mesuar”! Historia është e shkruar dhe e evidentuar, dhe jo e imagjinuar sipas fantazisëse deshirave! Logjikoni vetëm pak dhe tê krijojmë paralelet se çka ka ndodhur në disa periudha kohore që nga pellazgët,ilirët,arbërit dhe se fundi shqiptarët! :

 

1.Mbretërit dardane,hitite,frigje etj etj u zhdukën dhe shkatërruan nga hordhitë aziatike .Nëntoka e tyre fsheh histori marramendase se kush ishin kultura,gjuha dhe raca jonë.Ne heshtim.

2.Tkurrja e territoreve ilire dhe me luftêrat romake -ilire erdhi deri tek shkatërrimi i mbretërive ilire në Gadishullin Ilirik.Zhdukja apo dobësimi i ilirëve solli depërtimin e sllavëve në Gadishullin Ilirik.Qendrat politike,kulturore ,tregëtare u zhdukën krejtësisht nga pasojat e luftërave shekullore.Ilirët ishin të rrezikuar si nga lindja poashtu edhe nga depërtimi i sllavëve të jugut.Qendrat më kryesore të kësaj kulture u përvetësuan nga sllavët si Nishi,Zara,Dubrovniku etj etj.Gërmadhat e asaj kulture ndodhen në nëntokën e pushtuesve të rinj.Ne akoma heshtim.

3.Koha e Bizantit poashtu fillojë me përvetësimin e sllavëve të besimit fetarë,asimilimin e arbërve me ndihmën e klerit sllav.Ne heshtim.

4.Luftërat e Arbërit kundër sllavit solli lodhjen e tyre qê më në fund e shfrytêzuan hordhitë aziatike prapë për të zhdukur nga faqja e dheut edhe atë copë Shqipërie që kishte mbetur.500 vite dhe kjo Perandori gati zhduki kujtesën kombëtare të shqiptarëve ,zhduki krenarinë për herojtë tanë,asimilojë një pjesë të popullit duke hipnotizuar me një gjumë shekullor që kurrë mos ta njihnim vetveten.Pra,luftërat sllave,romake,bizantine dhe aziatike kurrë nuk janë ndalur së pushuari kundër nesh pasiqë përvetësimi i kulteve fetare,kultura,arqitektura dhe gjuha kan qenë pikëqëllimi i tyre për të na zhdukur dhe kjo do të vazhdojë derisa ne do të biejmë në grackën e tyre duke mohuar historinë tonë që nga hititêt,dardanët,lejlekët,etruskët e deri tek fenomeni i fundit iliro-shqiptar.Pra,nga pellazgë u bëm ilirë,nga ilirë u bëm arbër dhe nga arbër u bëm shqiptarë.Pse vallë ? Kjo është rruga që me pak fat kemi mundur të mbijetojmë në mijëvjeçarët e fundit dhe mos harrojmë se nga gabimet e së kaluarës duhet vepruar dhe të mësojmë prej historisë sonë tragjike.Të gjithë këta uzurpues shekullorë tentojnë edhe në ditët e sotme duke qenë një hap përpara vetëm e vetëm që historia e vërtetë kurrë të mos zbulohet.( Rino Rolin)

 

Para se të shpalosi disa qendra të lashta në Dardaninë e dikurshme , të shohim se ç`thot Kadare”
Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjike, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”,

Anatolia HartaMrekullia e tetë botë  Kultura Hitite> Nemrudi
Skulptura tetë metërshe të larta  dhe disa metra të gjëra,skulptura te mrekullueshme të paarrijtshme për kohën e sotit ., të gjitha të mbrojtura si trashëgimi e kulturës së lashtë botërore, nga Unesco
Qyteti Metropolis-1

  Qyteti Metropolis i quajtur “ Nëna Perëndeshë “ (THE CITY OF METROPOLIS “MOTHER GODDESS

Një qytet shumë i lashtë afër Izmirit të sotëm. Qëndron mbi kodër , mbi rrafshirën ku gjendet qyteti,  vreshtat, ullishtet pemishtet dhe rezervet e mëdha të mermerit. Straboni, gjeografi i vjetër, e citon Metropilsin si qendër të njohur verërash të regjioni të Egjeut.

 

Qyteti Metropolis-2

Kadare  e thot:Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë.

Fahri Xharra,18.06.15 Gjakovë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch