Home » Lajme, Ndërkombëtare » Dy avion rus shkelin hapësirën ajrore të Suedisë

Dy avion rus shkelin hapësirën ajrore të Suedisë

AvionetNga: XHAVIT ÇITAKU

Goteborg, 19 shtator- Dy avion bombardues rus kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë. Këtë ngjarje të rëndësishme mbrëmë e “ zbuloi” gazeta Expressen. Edhe ministri aktual i Punëve të Jashtme, Carl Bildt, ka bërë të ditur se qeveria është e informuar për këtë incident.

Disa avion “ Jas gripen” të aviacionit luftarak suedezë iu kanë vu në ndjekje avionëve rus. Vlerësimi i Forcave të Armatosura të Suedisë është se shkelja nuk është aksidentale, por ajo ishte pikërisht një test rus për gatishmërinë suedeze në këso situatash.  Avioni luftarak rus u fut dje rreth orës 12 duke kaluar ujërat territoriale në jug të ujdhesës  Oland, thekson gazeta Expressen. Avioni rus SU-24 fluturoi disa kilometra në anën e gabuar të kufirit dhe shpejt u kthye në drejtim të Lindjes në momentin kur avioni suedez “ Jas gripen”  iu kishte afruar. Këtë provokim serioz të avionëve rus e kanë dënuar organet shtetërore suedeze dhe në përgjithësi populli i këtij shteti skandinav, ndërsa në anën tjetër është shtuar gatishmëria e Forcave ajrore në ujdhesat Gotland dhe Oland me dërgimin e disa avionëve shtesë atje.

Reaguan ashpër edhe të gjithë liderët e partive politike të cilët pos që shprehen shqetësimin e tyre për lojën me zjarr që po luan Putini, theksuan se ajo që ndodhi dje ishte shumë e vrazhdë dhe shkelje flagrante dhe cenim i integritetit territorial të një shteti sovran. Përkundër një note protestuese që i është dërguar ambasadës ruse për të dhënë shpjegime për këtë incident serioz, ajo këtë gjë ende nuk e ka bërë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress