Dy fjalë për shtetasin serb Nexhmedin Spahiu

Read Time:4 Minute, 25 Second

Eshref Ymeri

Në faqen e internetit “Epoka e Re” të datës 18 maj 2025, ishte botuar një deklaratë e qytetarit të Serbisë fashiste me banim në Republikën e Dardanisë, Nexhmedin Spahiu. Në deklaratën në vijim, ky argat, kopje e argatit Baton Haxhiu, agjentit të Milosheviçit, bën fjalë për takimin me ministrin e jashtëm serb Marko Gjuriç. Ja deklarata e tij:

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoi në takim, qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun, për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbaj në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd, edhe në çdo vend tjetër, kjo është e natyrshme”.

Ja çfarë shkruhet në faqen e internetit “Express” të datës 20 maj 2025:

“Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për takimin e Nexhmendin Spahiut me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriç. Panelistët po e konsiderojnë këtë takim si turpërim, nënshtrim e kapitullim për Nexhmedin Spahiun”.

Jo, ore të nderuar panelistë. Nexhmedin Spahiu, që më 27 janar 2005, është qytetar serb, i pajisur me pasaportë me nr. 004607754. Pra, ai, si qytetar serb, mbron me fanatizëm interesat Serbisë fashiste. Prandaj, me “teorinë” e tij të “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu radhitet denjësisht pranë akademikëve shovinistë serbë dhe kishës shoviniste serbe, sipas të cilëve, kosovarët flasin  një “tjetër gjuhë, të ndryshme ng gjuha e banorëve të Shqipërisë”. Domosdo që Nexhmedin  Spahiu ka edhe pëkrahës të tjerë të teorisë së tij të “kombit kosovar”, si Halil Matoshi, Imer Mushkolaj dhe të tjera monstra, të cilat Serbia fashiste i ka mbjellë si farën e egjrës në territorin e Republikës së Dardanisë.

Në faqen e internetit të gazetës “Sinjali” të datës 18 maj 2025, është botuar reagimi i njërit prej ish-ushtarëve trima të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë. Në atë reagim thuhet:

“Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka reaguar me tone të forta pas vizitës së analistit Nexhmedin Spahiu në Beograd, ku ky i fundit u takua me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, – shkruan Gazeta “Sinjali”. Përmes një postimi, Tahiri deklaroi se Spahiu duhet të ishte marrë në pyetje nga prokuroria për takimin, duke e krahasuar me raste të tjera të të ndaluarve për bashkëpunim me agjentë të shërbimit serb BIA”.

Ja çfarë ka deklaruar Ridvan Tahiri në reagimin e vet:

“Z. Spahiu duhet ta dijë se është me fat që nuk jam unë në krye të organeve të sigurisë – përndryshe, do ta kishte pritur i njëjti fat në hyrje të Kosovës siç e pati miku i tij dikur”. 

Nexhmedin Spahiu, si bashkëqytetar i Marko Gjuriçit dhe armik i deklaruar i Republikës së Dardanisë, jo vetëm që duhej arrestuar me kohë për tradhti të lartë kombëtare dhe të dënohej me disa vite burg, por pas kryerjes së dënimit me burg, duhej dëbuar për në Serbinë fashiste, së cilës i përket, si shtetas i saj, edhe shpirtërisht, edhe juridikisht.

Është me të vërtetë sa e çuditshme, aq edhe skandaloze, që organet e drejtësisë së Republikës së Dardanisë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kur në krye të vendit erdhi Vetëvendosja, e njohur si një formacion politik me dinjitet të lartë kombëtar, i brumosur me frymën e nacionalizmit shqiptar, vzhdojnë të mbajnë një qëndrim soditës ndaj shtetasit serb Nexhmedin Spahiu, të kësaj pjelle të neveritshme të vulgut shqiptar, brenda të cilit banda e kryetradhtarit Thaçi dhe shërbimi sekret i Serbisë fashiste patën rekrutuar me kohë e me vakt agjentët e vet në shërbim të Beogradit. Heshtja e organeve të drejtësisë para tradhtisë së Nexhmedin Spahiut, ka bërë që ky i fundit, me pasaportën serbe në xhep, të kacagjelohet para popullit dardan, duke e sfiduar haptazi me vizitat e shpeshta në Beograd për të dhënë intervista të ndryshme në televizion apo për t’u takuar me personalitete të larta të hierarkisë fashiste serbe.

Takimi me ministrin fashist Marko Gjuriç, anëtar i kabinetit të qeverisë serbe, e cila Republikën e Dardanisë e konsideron pjesë të territorit serb, dëshmon më së miri se Nexhmedin Spahiu mbështet krimet e bishave serbe tëMilosheviçit dhe të Vuçiçit kundër popullit dardan, mbështet shkatërrimin nga ana e asaj bishe të 200 mijë shtëpive në Dardani, mbështet vrasjet masive të civilëve dhe groposjen e tyre nëpër varre masive, mbështet përdhunimin e 20 mijë vajzave dhe zonjave dardane dhe dëbimin  e dhunshëm të një milion dardanëve nga trojet e tyre amtare. Dhe, për turpin e tij, argati Nexhmedin Spahiu deklaron se në Serbi e mbajtka në xhaketë flamurin e Republikës së Dardanisë!!!

Vetvetiu lindin dy pyetje:

Së-pari, a do të vahdojnëvallë të heshtin përgjithmonë organet e drejtësisë së Republikës së Dardanisë para sfidave që Nexhmedin  Spahiu, si qytetar serb, vazhdon t’i bëjë popullit dardan?

Së-dyti, burrat trima, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, si Ridvan Tahiri, a do të vazhdojnë t’i durojnë sfidat e hapura të qytetarit serb Nexhmedin Spahiu, armikut të Republikës së Dardanisë, me të cilat ai fyen rëndë veprën e lavdishme të asaj ushtrie, që, në bashkëpunim të ngushtë me pilotët e NATO-s, sollën lirinë e shumëpritur në vatrat e popullit dardan?

Kaliforni, 25 maj 2025

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Gara globale dhe Armatosja e Infrastrukturës</strong>
Next post Dje me dt.26.05.2025 u nda nga jeta mësuesja e popullit znj. Urti Osmani