Dyshja Berisha-Meta non grata edhe në Malësinë e Gjakovës!
Ky nuk është titull sensasional por një realitet që u çertifikua nga vota e Malësisë së Gjakovës!
Sali Berisha dhe Ilir Meta morën ndëshkimin simbolik të Tropojës si persona të padeshiruar.
Ky ndëshkim me votë ashtu si në gjithë Shqipërinë është perifrazim i asaj që ka dezinjuar Departamenti i Shtetit dhe Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, dy aleatët e sigurt të kombit tonë.
Sensibiliteti i vendimit të këtyre aleatëve të cilët janë supërfuqia ekonomike, politike, ushtarake dhe demokratike e kozmosit në Malësi të Gjakovës është i veçantë.
Do të mjafonte mbështetja për luftën e Kosovës ti bënte tropojanët ti falen si perëndive pagane Amerikës dhe Anglisë.
E përpos kësaj edhe varret e gjaku i derdhur në Tropojë gjatë sundimit të këtyre sulltanëve të dhunës dhe hajnisë.
Në Malësinë tonë mallkimi më i madh është:
“Tu harroftë emri”.
Emri i tyre jo vetëm do harrohet por do arshivohet në skutat më të errëta të memories njerëzore.
Falë Zotit ky vendim i tropojanëve u ligjerua me votë me 14 maj 2023.
Sherbimet anti shqiptare pasi evidentuan rrënimin total të dyshes Berisha -Meta vendosën ti djegin përfundimisht duke i dekonspiruar.
Fakti skandaloz i nominimit prej tyre të Alfred Belerit për kryebashkiak të Himarës është turp kombëtar që fyen jo vetëm Himarën shqiptare por dhe ndërgjegjen nacionale, është sherbimi i fundit i mbetjeve të Katovicës!
Sovrani i ndëshkoj binomin Berisha & Metaj duke ju blatuar një shpartallim spektakolar.
Më shumë storie
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Bedri Hamza është zgjedhur kryetari i ri i PDK-së
Sot, në konventën e 12 të Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së. Në këtë tubim,...
Në përkujtim të diplomatit dhe atdhetarit Gani Azemi
Hysen IbrahimiSuedi / Förslöv (Më 25 nëntor 2025, mbushen 13 vjet pa ty Gani Azemi)Presidenti Dr. Ibrahim Rugova ka vlerësuar...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...

Average Rating