Home » Histori, Lajme » Edhe malazezët kundër spekulimeve: Nuk jemi serb!

Edhe malazezët kundër spekulimeve: Nuk jemi serb!

Miroslav QosoviqE vërteta historike  se “Shqiptarët i përkasin njerëzve më të vjetër se vetë historia, dhe gjyshërit e shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili dhe Hektori (Maurico Druon, Sekretar i Akademisë Franceze ) po  mbështetet për ditë e më shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga europianet. Vetëm trekëndëshi Beograd – Athinë – Stamboll  nuk e do të vërtetën ,  sepse ata janë përfituesit më të mëdhenj nga spekulimet e tyre me historinë shqiptare.

 Duke e lexuar romanin e të nderuarit Gjokë Dabaj “Kriza e Arkivistit“ dhe debatet me zhurmë të madhe ndërmjet Miroslav  Qosoviqit në një anë  kundër spekulimeve  dhe historianëve serb të cilët me çdo kusht i mbrojnë falsikimet e tyre  (të këtyre 160 vjetëve të fundit), pa dashas të shkon mendja se diçka po lëvizë nga ana e malazezëve, se  ata po i kërkojnë rrënjët e tyre të vërteta. Gjokë Dabaj e spjegon shumë mirë se nëse  malazezët e kuptojnë përfundimisht të vërtetën e origjinës së tyre, do të ketë edhe kriza të rënda individuale, të cilat përfundojnë ndryshe nga ajo që mendohet.

Paramendoni  një “serb“, të cilin e kanë bindur  dy shekuj se i takon kombit “Nebeski narod“ dhe në një moment e gjenë gjenezën e vet të vërtetë, atëherë medoemos vjen deri te kriza mendore; “Si më rrejtën kaq gjatë?, Pse nuk më ka thënë dikush më herët se kush jam?“ dhe….

Ndarjen përfundimtare me histori dhe pasuri para disa vitesh e bëri Mali i Zi nga Serbia. Mua si hulumtues i së vërtetës sonë më intereson ajo pjesë e historisë ku historianët malazias përfundimisht e shkëpusin edhe historikisht mashtrimin serb (siç e thonë ata) që malazezët nën rrenat serbe u shndërruan në serb. Do e përdori gjuhën e tyre, pa iu kundërvu disa perceptimeve të gabueshme që i kanë, mbi origjinën reale të tyre.

Historiani më i madh serb Sima Çirkoviq, Miroslav ĆOSOVIĆI dhe SLAVKO PEROVIĆi flasin me “pezmin e tyre” për të “vërtetën”serbe mbi Malazezët.

Tabuja serbe po thyhet përditë e më shumë, e sidomos libri i Miroslav Çosoviqit; “Si e shpiku Njegoshi kombësinë serbe të malazezve“ (Njegoš je izmislio srpsku narodnost Crnogoraca, Cetinje 2003) “paraqiti një befasi të jashtëzakonshme dhe një eksplodim të madh të së vërtetës historike e cila i vë në lojë gënjeshtrat qenësore serbo – edhe për Malin e Zi, kulturocidin serbomadh mbi kulture malaziase, si dhe vrasjen përfundimtare të fabrikimit serb të malazezve.”
Qosoviqi i porositë lexuesit e vet: ”që duhen të jenë vetëdijshëm që projekti i fsheht serbomadh i Garashaninit; Naçertanje (1844) i ka mbytur jo vetëm malazezët por edhe vet serbët dhe vetë Serbinë”

“E mira e librit të Qosoviqit, shkruan Slavko Peroviq“ është, se ai në çdo falsifikim serb përgjigjet në mënyrë të dokumentuar, të mbushur me të vërteta (libri i ka 750 faqe) dhe dëshirën serbomadhe e çon në pluhur dhe hi duke e gjuajtur nga aty ku vjen, dhe duke i dalë për ballë krimit monstruoz serb i cili ende vazhdon dhe është aktual  që 170 vjet“
Si i vogël Petar Petroviq – Njegoshi, u edukua nga poeti i njohur Simo Milutinoviq Sarajlija – shkruan Qosoviqi; ai thotë se “Milutinoviqi (Sarajlija) ishte një spiun dhe propagandues i teorisë serbomadhe. Ai ishte shumë i preokupuar me serbizimin sa që edhe përkthyesin gjerman të këngëve popullore serbe, Gerhardin e kishte bindur që të gjithë poetët e romës antike, ishin me emra serb“
Pra, “Njegoshi nuk ishte serb, por i mashtruar nga edukata gjithë serbe e Simeon Milutinoviqit. Njegoshi ishte poet gjenial por besimi i tij në serbizëm ishte i gabuar“. Shtrirjen e ndjenjes nacionale serbe në Mal të Zi, e ndihmuan dhe e përhapen rrjetet e mëshefta të Serbisë, të parapara me programin e mësheht të Garshaninit.
(Dakle, Njegoš nije bio Srbin, već je kao pjesnik bio ponijet sveslovenstvom i svesrpstvom sa kojima ga je upoznao Simeon Milutinović. Sve ovo ne znači, naravno, da Njegoš nije bio genijalan pjesnik, ali je njegovo uvjerenje o srpskom karakteru Crne Gore bilo pogrešno, jer mu je bilo nametnuto sa strane. Proširivanje srpskog nacionalnog ośećanja u Crnoj Gori najviše su pomagale srpske agenturne mreže koje su je preplavile, predviđene tajnim velikodržavnim programom – Načertanijem.)

Pra malazezët me këmbëngulje  janë kundër falsifikimeve serbe të historisë së tyre.

Qosoviqi shkruan se malazezët nuk janë sllav dhe aq më pak serb (Ćosović: Crnogorci nisu ni Sloveni, a kamoli Srbi _

Në shekullin 19-të gjysma e Malit të Zi e pranonin vetën si shqiptar (Kao što vidimo, pola stanovnika današnje Crne Gore se nije ustručavalo da u 19. vijeku i ranije, priča (bilo to istina ili ne), da vode porijeklo od Albanaca, u ovom slučaju od Keće Pontina.)

Kur Qosoviqi në kohën e fundit deklaroi se Malazezët janë me prejardhje shqiptare-vllahe; një farë historiani me emrin Grubaç iu kundërvu dike i thënë se edhe vllahët ishin ilir, Qosoviqi iu përgjigj : “Хвала господине Грубач што ми у суштини, повлађујете – да нијесмо српског поријекла!  “Ju falemnderit zoti Grubaç që në thelb po e verteton që ne  (malazezët fxh ) nuk jemi me prejardhje serbe !”

Kundër falsifikimit serb shkohet me fakte  (“Е зато господин Комар није нашао Србе у херцеговачким документима из 16, 17 и 18. вијека, јер су Власи у Херцеговини потпуно превладали и постали предоминантна етничка група.“). Pra, në asnjë dokument të Hercegovinës të shekujve 16,17 dhe 18 nuk është gjetur asnjë serb, sepse vllahët ishin  grupi etnik më dominues“=


Dhe kështu Qosoviqi e përfundon që në shekullin 19 krijohen kombet moderne  si serbët e të tjerët, si tregime politike dhe të krijuara nga elitat e ndryshme politike. (Послије 19. вијека почињу да се стварају модерне нације и у то уопште нећу да улазим, то је чиста политичка прича – стварање српске, и многих других нација, те су нације буквално направиле неке елите.)

Historianit të guximshëm Miroslav Qosoviq i dëshiroj fat dhe suksese në zbardhjen e falsifikimeve serbe të historisë së tyre dhe të tjerëve për nevoja serbo-mëdha. Pra malazezët me këmbëngulje kundër falsifikimeve serbe të historisë

Fahri Xharra , 11.02.17 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch