
Edi Rama: Dy satelitët shqiptarë, gati për t’u lëshuar në hapësirë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi, përmes së cilës njoftoi se satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë gati për t’u lëshuar në hapësirë.“GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA2.”
Ai shkruan se dy dytë superteknologjikë do monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure, transmeton Klankosova.tv.“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, shkruan mes tjerash ai.
Më shumë storie
Erion Veliaj nga paraburgimi: Zbulova një skandal të rëndë në sallën e gjyqit
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga paraburgimi, ku ndodhet në masën e sigurisë “Arrest me burg”...
Dje është arrestohuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar sot nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit pas një aksioni...
Agron Shehaj dhe “Mundësia” për zgjimin e politikës nacionaldemokratike shqiptare
Nga Naim Kapiti Shqipëria gjithmonë ka pasur mungesë të theksuar të nacionalizmit dhe të demokracisë. Nacionalizmi dhe demokracia u dëmtuan...
Dekorimi i Z. Dumani nga SHBA është në favor të PD-s por “çuditërisht” pse kjo gjë nuk i pëlqen asaj!?
Dekorimi i kreut të SPAK, Z. Dumani nga SHBA është në favor të Partisë Demokratike, por “çuditërisht” pse kjo gjë...
Edhe Kosovës i duhet një kampion antikorrupsion si Altin Dumani në Shqipëri
Nga Skënder Sadri KAPITI Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua dhe u shpall nga Departamenti Amerikan i Shtetit kampion...
Tiranë: Sulmi në Zubin Potok, temë e takimit të ministrave të vendeve të rajonit
Kryeqyteti shqiptar ishte nikoqir i pritjes së ministrave të Mbrojtjes të vendeve të rajonit që janë anëtare me të drejta...
Average Rating