Edi Rama falenderon Turqinë dhe Presidentin Erdogan për dronët luftarakë

Read Time:4 Minute, 0 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Rama: “nuk jetojmë në kohë fort të sigurta, kur pra dhe ku siguria jonë kombëtare të jenë nën kërcenim, në këtë rast do të jemi gati për luftë, por ndërkohë ato do të jenë gati dhe për një gamë të plotë aktivitetesh që do të jenë mjaft dobiprurëse për mirëqeverisjen në vend, për sundimin e ligjit në vend, për sigurimin e pronave në vend dhe po kështu dhe për personat që për shkak të situatave të emergjencave civile mund të jenë të rrezikuara. https://www.oranews.tv/politike/e-thote-rama-dronet-nga-turqia-gati-dhe-te-armatosur-per-cdo-cenim-sigu-i1068003“
Rama:”Është e pamundur për të falënderuar mjaftueshëm zotin president, mikun tonë të dashur mikun e shkëlqyer të këtij vendi dhe të këtij kombi, presidentin Erdoğan”, “Ne jemi shumë krenarë që së bashku me Republikën e Türkiyes dhe presidentin Erdoğan të jemi nga ana e duhur, të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, atë të bashkësisë euroatlantike, të NATO-s, dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet mjaft strategjik midis nesh dhe Republikës së Türkiyes. Sot është një ditë shumë e mirë për marrëdhënien tonë. Është një ditë shumë e mirë për Forcat tona të Armatosura dhe është po kështu një ditë shumë e mirë për bashkëpunimin midis Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, forcave të mbrojtjes dhe Ministrisë turke të Mbrojtjes dhe forcave të saj të mbrojtjes”, tha Rama.

Në ditët më të vështira kur ndodhet Shqipëria gjithmonë në ndihmë e mbështetje Shqipërisë i vjen Turqia, si në rastin e termetit, në luftën kundër Covidit ej, etj.
Po kështu edhe Kosovën , Turqia e mbështeti Luften per clirimin e Kosoves, e njohu e dyta pas SHBA-ve Pavaresine e saj, kurse Greqia ashtu si Rusia, Kina e Vatikani nuk e kanë njohur akoma. Turqia është edhe si kontribuese ndër më kryesoret per njohjet e reja.
Edhe sot kur Serbia perpiqet te destabilizoje Kosoven dhe kercenon Kosoven me lufte dhe me dergim ushtaresh serbe ne Kosovë, Turqia nënshkruan në Shqipëri marrëveshjen per pajisjen e ushtrisë shqiptare me drone supermodern.
Turkofobëve dhe dhe islamofobëve serbo-grekofile kjo nuk u pelqen aspak sepse urrejne patriotizmin dhe nacionalizmin e muslimanëve shqiptarë. Në Perandorimnë Osmane ,shqiptaret ne Ballkan ishin kombi i dyte me i madh ne Ballkan, dhe Omanllija nuk ua zhduku as gjuhen, as traditat, as veshjet dhe as trashegimine, jo vetem shqiptareve por as grekeve , dhe asnje kombi tjeter qe jetuan ne Perandorine Osmane.
Greqia njësoj antiahqiptare si Serbia.
Kur Greqia e fitoi pavaresine prej luftes se arvanitasve shqiptarë, mbi 2 milion shqiptare arvanitas u zhduken , u asimiluan. dhe me pas greket sulmuan dhe bene pastrimin etnik te Camerise shqiptare , duke i debuar shqiptaret muslimane nga trojet e tyre dhe duke i greqizuar shqiptaret ortodoksë, kurse shume, mijra e mijra shqiptare te ndjekur e te persekutuar , te vrare e gjymtuar gjeten strehe ne shtetin turk.
Turkofobët kosovarë shprehin simpati për Greqinë, kur ajo ka bërë masakra mbi shqiptarët e Shqipërisë, dhe ata kanë si qëllm dhe vetëm sa nxisin ngatërresa e përcarje.
Greqia ka kryer pastrimni etnik te trojeve shqiptare, Turkofobët shqipfolës e urrejnë Turqinë pse ajo është aleate strategjike e Shqipërisë kundër aleancës antishqiptare të vëllazërisë ortodokse greko-serbo-sllave. Politika e Tiranës dhe ajo e Prishtinës nuk kanë pse të dëgjojnë pallavrat e islamofobëve shqiptarë, dhe prandaj pse Turqia respekton dhe mbeshtet Shqipërinë,dhe prandaj Tirana i është mirenjohese shtetit dhe presidentit turk.
Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes se Shqiperise Niko Peleshi falenderoi kompaninë Bayraktar për mbështetjen.
“Gjatë operacioneve të Emergjencave Civile dhe operacioneve të komunitetit do të jenë disa nga ndihmat që do të arrihen me sigurimin e aseteve Bayraktar. Kemi bërë të mundur investime konkrete në blerjen e aseteve të rëndësishme për Forcat e Armatosura. Viti 2023 do të jetë viti që do të blejmë flotën e re luftarake. Është viti ku me shpresë do të kemi kapacitetet e reja. Do e nisim me një flotë të vogël. Janë shumë përdorimshme. Kemi pasur diskutim konstruktiv me Bayraktarin për këtë ngjarje të veçantë dhe për marrëveshjen që do të nënshkruhet sot. Ndoshta në te ardhmen edhe do të kemi transferim të disa teknologjive të Bayraktar këtu. Falenderoj Turqinë që bëri të mundur këtë projekt.” tha Peleshi.

Kryeministri Rama ishte në Stamboll ku mori pjesë në forumin botëror TRT dhe u takua me presidentin turk Erdogan.
Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi Turqinë dhe veçanërisht presidentin e saj për stabilitetin e Europës.
“Pa Rexhep Taip Erdogan muret e Europës nuk do të kishin qëndruar në këmbë. Turqia është kyç për stabilitetin e Europës dhe po të përfytyronim për një moment të vetëm të kundërtën mendojeni se sa frikshëm do të binte Europa nëse dera e saj e pasme nuk do të ruhej kështu nga Turqia”, u shpreh Rama

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Mimoza Kusari-Lila: Nga takimi i Zvicrës Asociacioni nuk përfshihet në non-paper
Next post Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë: NJOFTIM PUBLIK