Edi Rama: Një hap e më parë, KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Read Time:2 Minute, 20 Second

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe një herë ka kërkuare nga NATO që nëpërmjet KFOR-it ta marrë në dorë veriun e Kosovës, për të garantuar siguri më të madhe në këtë rajon. Rama në një postim në platformën X (tvitter), thotë se ka komunikuar me nivelet më të larta të NATO-s dhe ka gjetur gatishmëri maksimale që KFOR-i ta kontrollojë veriun.

“Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të Aleancës Euro-Atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale”, ka shkruar Rama.

Nga ana tjetër, ai thotë se ua ka ripërcjellë aleatëve arsyet pse Shqipëria nuk iu bashkua deklaratës së fundit të BE-së për veriun.

Rama thotë se Shqipëria ka vazhduar të kërkojë qëndrimin publik të BE-së, “lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi”.

Rama po ashtu ka kritikuar qytetarë e politikanë në Kosovë që e kanë fyer në rrjetin social Facebbok, e madje edhe duke e quajtur si “vëllai i Vuçiqit”.

“…KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundrazi  një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!”, shkruan Rama.

Ai thotë se këtë kërkesë e ka bërë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe, sipas tij, kërkesa e tij që ka bërë sot nuk ka lidhje me atë çka ka deklaruar disa muaj më parë, se situata mund të degradon në mungesë të rezultateve të dialogut.

“Siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll  veriun një orë e më parë. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare, se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës”, deklaron Rama.

Sipas kryeministrit shqiptar, është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, siç thotë Rama, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë, merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e tij.

“Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur!”, deklaroi Rama në platformën X.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post SHBA – Serbisë: Tërheqi forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën
Next post Prof. Eshref Ymeri: Shqiptarët përballë politikës rusomadhe