
Edi Rama, pas pranimit të Shqipërisë ne SEPA: Hap i madh drejt BE-së
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave (SEPA).

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, ndërsa e cilësoi këtë, si një tjetër hap të madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Kryeministri bëri të ditur se një arritje e tillë do të thotë se “të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025”.
“Miliona e miliona euro të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, u shpreh Rama.
Ndërsa e konsideroi këtë një tjetër moment historik, Rama u shpreh se po merret fryti i përpjekjeve të përkushtuara për t’u përafruar në çdo aspekt me standardet dhe parimet evropiane.
“Shqipëria bëhet pjesë e shtrirjes gjeografike (SEPA) – një tjetër moment historik, duke dhënë frytin e përpjekjeve të përkushtuara dhe angazhimit të palëkundur nga qeveria, sektori financiar së bashku me partnerët tanë në një përpjekje të pakthyeshme për t’u përafruar në çdo aspekt me standardet dhe parimet evropiane. Nga fjalët tek veprat, integrimi i Shqipërisë në Evropë dhe sjellja e Evropës në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.
Më shumë storie
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel: Do të luajmë për fitore
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij në duel me Shqipërinë do...
Trajnim nga IETT: Përgatitja për tregun e punës
IETT ju fton në trajnimin me temë:PËRGATITJA PËR TREGUN E PUNËS:Shkrimi i CV-së, Rrjetëzimi dhe Zhvillimi Profesional Ky trajnim do...
Edi Rama shpërndan foton e Thaçit që ishte sot në Kosovë
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka qëndruar për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën...
Pse Familja Trashëgimtare e Skënderbeut, nuk ka Status Diplomatik në Shqipëri…?!
Pse Familja Trashëgimtare e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, nuk ka Status Diplomatik në Shqipëri...?! Dje, në Lezhë, në Ditën e...
Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë
Ceremonia nisi me vendosjen e kurorave me lule dhe homazhe pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Më pas, të...
Presidenti i Shqipërisë, Begaj: Kosova e pavarur, një realitet që nuk kthehet pas
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ceremoninë e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, tha se sot po nderohet kontributi i...
Average Rating