Egoizmi dhe hipokrizia janë armiq edhe të shoqërisë moderne
Nga Skënder Sadri Kapiti
Egoizmi si smirë, nihilizëm e xhelozi ndaj më të mirës; si smirë, nihilizëm e xhelozi karshi talentit dhe meritës, ndaj suksesit dhe patriotizmit të tjetrit së bashku me hipokrizinë, me dy e shumë fytyrësinë dhe me djalllëzinë janë vese të një shoqërie të sëmurë prej tyre.Dihet që egoizmi, smira, hipokrizia dhe xhelozia janë sëmundje sidomos të pushtetit, dhe jo vetëm të tij por edhe të atyre që vuajnë nga deliri dhe kompleksi i inferioritetit, janë vese të injorancës e ligësisë, por janë vese edhe të intelektualizmit egoist dhe negativ.
Dhe ato janë shumë të dëmshëm kur prej këtyre veseve vuan dhe kur është e infektuar shoqëria në tërësinë e saj.
Këto vese janë karakteristikë për një shoqëri të vonuar në rrugën e emancipimit, të pa edukuar mirë fetarisht, jotolerante dhe të pazhvilluar civilizisht, demokratikisht dhe të papjekur moralisht. Ajo e cila po i ekspozon këto vese të dëmshme janë sidomos mediat, ku në to ekspozohen, promovohen dhe dalin në pah egoizmi, smira dhe deri edhe urrejtja karshi të mirës , talentit, personalitetit dhe patriotizmit të tjetrit, dhe prej asaj që mediat fabrikojnë personazhe VIP, shumë asish që realisht janë “Very Injorant Persons”.
Nese te dikush verehen tipare burrerore, ndershmeria, aftësia, drejtësia dhe e vërteta ai sulmohet gjithandej dhe ai apo ata braktisen , eklipsohen dhe atyre nuk u jipet mundësia dhe as mbështetja e as shansi në media e publik që të dalin e të promovohen e te degjohen në publik si personazhe realisht dhe meritueshëm VIP.
Egoizmi, hipokriza dhe djallëzia dhe bartësit politik të tyre përdorin me efekasitet paranë dhe të gjitha marifetet si spekulimet, mashtrimet, sharjet, urrejtjen, paranë, korrupsionin, intrigat dhe akuzat, shpifjet e trillimet për të baltosur e sulmuar të mirën, meritën , talentin , dhuntinë dhe ndershmërinë e patriotizmin.
Në një shoqëri të sëmurë nga këto vese ku shumica apo të gjithë thonë unë , unë dhe mëndjemadhëzojnë me egoizëm se janë gjithkushi që gjthcfarë dijnë duke marrë edhe kompetencat e mëncurisë është shumë e vështirë që të triumfojë e mira, e drejta,e vërteta, demokracia dhe progresi e lumturia, dhe prandaj këto vese janë të dëmshme për shoqërinë.
Dhe kur në një shtet dominojnë këto vese ai shtet është i kërcënuar prej tyre dhe është vështirë që ai shtet të mirëfunksionojë.
Verehet shumë rrallë që ka intelektualë të mirëfilltë dhe njerëz të urtë e pozitivistë që respektojnë, vlerësojnë, që thonë fjalë të mira për ata që e meritojnë.
Fatkeqësisht është një “dëshirë” dhe tendencë që gjithkush të përbaltet, që cdokush të vihet nën tension e nën presion të shpifjeve e fyerjeve dhe të cënimit të personalitetit dhe të meritës, të mohimit, të injorimit e neglizhimit ndaj virtytit dhe të vitytshmëve për ti njollosur të gjithë me vese e të meta.
Vërehet kjo sidomos edhe te pushteti dhe shteti i pushtetarëve e politiklanëve të cilët xhelozojnë dhe nuk vlerësojnë e as nuk respektojnë meritorët, kontributorët dhe patriotët e vërtetë por dekorojnë servilët dhe ata që i don pushteti, interesi i tij, i partisë dhe i fisit, akrabasë e korruposionit.Mesa duket kësaj hipokrizie e tendence nuk i kanë shpëtuar as Albin Kurti e as Vjosa Osmani që mesa duket edhe këtyre po u pëlqen shumë vetëm vetja e tyre dhe një akraba e ngushtë.
Egoizmi dhe hipokrizia shkon deri atje se për persona dhe individë vepërmirë dhe meritorë sa janë gjallë jo vetëm nuk i vlerësojnë dhe respektojnë por i përgojojnë, dhe vetëm pasi vdesin atëhere opinioni “ndreqet” e thotë fjalë të mira për ta.
VËREHET SE ATA TË CILËT JANË ASKUSHI MUNDOHEN TË DUKEN DIKUSHI , DUKE FANTASHPIFUR E SAJUAR LLOJ-LLOJ KRITIKASH E KOMENTESH INJORANTE E TË NEVERITSHME, VËREHET SE SHUMË INJORANTË TË CILËT NUK KANË LEXUAR ASNJË LIBËR TË BËJNË KOMENTE DERI EDHE ME FJALË TË NDYRA. VËREHEN SHUMË ASISH INJORANTË QË NUK DINË ASGJË PËR FENË DHE ATYRE U DEL PUNË EDHE ME FENË DHE ME BESIMIN E TË TJERËVE.
Average Rating