Ekspozitë e 27 artistëve të Luginës te ‘Penda e Rahovicës’ në Preshevë
Të shtunën mbrëma nga ora 18:00 tek “Penda e Rahovicës”, në komunën e Preshevës, nën patronatin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, organizohet ekspozitë ku 27 artistë pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës do t`i paraqesin punimet e tyre (vizatime, pikturë, grafikë, art në guri, dizajn mode, dizajn enterier, arkitekturë), në një ambient të hapur.
Kuratorë të ekspozitës janë Shqipërim e Valmira Fejzullahu.
Po ashtu, do të shfaqet një “Stand up comedy” nga Artan Ibishi dhe muzikë nga Nexhat Boriqi dhe Egzona Salihu.
Në ekspozitë, ndërkaq do të prezantohet dhe veshja tradicionale e Medvegjës.
Ekskluzive është që në këtë organizim do të marrë pjesë edhe Azize Emini e cila i ka qëndisur veshjet që do të prezantohen të shtunën.
Më shumë storie
Shaip Kamberi: “Koalicioni Shqiptar” zyrtarisht listë zgjedhore për zgjedhjet në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” është shpallur zyrtarisht listë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me statusin e listës së...
Një kërkesë e artikuluar për një listë të përbashkët shqiptare për Krahinën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit
Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë arritur marrëveshje për të garuar...
Albin Kurti: Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të...
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT
Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi Shkruan: Refik HASANI Pasivizimi, fshirja...
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT
Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi Shkruan: Refik HASANI Pasivizimi, fshirja...
Ardita Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar...

Average Rating