Elita qytetare, Vota demokratike dhe Fitorja e Carës do i shpallin E. Ramën e V. Dakon “non grata” në Durrës
Nga Arber Hima
Parulla mashtruese e Edi Ramës: “vetëm përpara”. Por a mund të ecë Durrësi përpara me njerëz të mbrapshtë si Edi Rama e Vangjush Dako dhe me një kandidate hije dhe anonim si Sako sa për të firmosur e vulosur ato se cfarë i diktojnë dhe e urdherojnë këta të dy dhe korrupsioni.
Ky është opinioni edhe i vetë socialistëve.
Nëse qytetarët durrsak duan që Bashkinë ta marrin dhe që ta qeverisin ata,dhe nëse qytetarët durrsak duan që Bashkia të jetë e tyrja dhe t’u shërbejnë qytetarëve atëhere me 14 MAJ 2023 vota demokratike duhet ta clirojnë Durrësin nga korrupsioni,krimi dhe hajdutëria e mashtruesve, keqberesve dhe e halabakëve; duhet ta clirojnë Bashkinë nga pengmarrja, kapja dhe nga prangat e Ramës, Dako betonit dhe Sakos hije e tyre.
QYTETARËT DURRSAKË KUDO DEKLAROHEN SE RAMA E DAKO JANË TË PADËSHIRUESHËM DHE TË URRYER, POR KËTË ATA DUHET TA BËJNË JO VETËM ME FJALË POR ME VOTË ME 14 MAJ, QYTETARËT DURRSAKË DUHET T’I SHPALLIN E NDËSHKOJNË KËTA TË DY SI TË PADËSHIRUESHËNM, SI PERSONA “NON GRATA”.
Me 14 Maj votuesit duhet ta ndëshkojnë Edi Ramën dhe Vangjush Dakon, duhet t’i shpallin të padëshirueshëm dhe të papranueshëm për të vazhduar keqqeverisjen e tyre për Durrësin.
Kandidati demokrat Igli Cara ka aleat qytetarin dhe votuesin durrsak që kërkojnë ndryshimin, ndërsa Sako ka për aleat dyshen Rama-Dako. Në këtë betejë Cara ka aleat pakënaqësinë publike, ka përballë korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë keqqeverisëse 23 vjecare të Partisë Socialiste zullumet e së cilës i dinë mirë të gjithë qytetarët e votuesit durrsakë.
Aleanca e Igli Cares me qytetarin ka përballë një kandidate kukull të Edi Ramës dhe të Vangjush Dakos dhe jo kandidate socialiste të mirëfilltë.
I vetmi “avantazh” që ka Sako është interesi i grupit Rama-Dako-Sako, dhe si mbeshtetje ajo ka jo qytetarin, por ka pushtetin qëndror dhe atë vendor e administratën korruptive të rilindasve të Edi Ramës që do të përdorin të gjitha resurset e potencialet shtetërore si dhe korrupsionin, manipulimet e blerjet e votave për ta mbajtur si pronë të tyre pushtetin vendor në Durrës.
Gjithcka tjetër e virtytshme, demokratike dhe morale janë me Igli Carën dhe me interesin e qytetarëve durrsak. Në Durrës Igli Cara do të bashkëqeveris me qytetarin, sepse pas 23 vitesh Cara do ua kthejë Bashkinë qytetarëve, pasi qytetarët dhe votuesit do ta përzënë nga Bashkia Grupin Rama-Dako-Sako.
Por nëse kjo nuk ndodh atëhere pasojat e gabimit, hipokrizisë dhe të korrupsionit do t’i vuajë me meritë vutuesi dhe taksapaguesi durrsak, pasi pas 14 Majit është e kotë që të pishmanohet.
Average Rating