Emisarët ndërkombëtarë në Prishtinë e Beograd: Takime të vështira, por të hapura

Read Time:3 Minute, 27 Second

Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me diplomatët evropian dhe amerikan, zyra për media e Kryeministrisë ka lëshuar një komunikatë për media.

Aty shkruan se kryeministri  Albin Kurti,  i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi u takua sot me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron,  Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë,  Giorgia Meloni, Francesco Maria Talo dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Kjo është hera e dytë që kryeministri Kurti priti në takim këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri, Plötner dhe Bonne, pas takimit të parë më 9 shtator 2022”, shkruan në komunikatë.

Duke sqaruar se kësaj radhe atyre iu bashkëngjitën edhe këshilltari diplomatik i Kryeministres së Italisë, Talò dhe emisari amerikan, Escobar, në komunikatë theksohet se për më shumë se dy orë, u diskutua për propozimin evropian, të cilën Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

“U diskutua edhe për të drejtat e pakicave, për çka kryeministri ka shprehur konsideratën edhe në kornizën e përgjithshme për marrëveshje të propozuar nga vetë ai me 18 gusht 2022 në Bruksel”, shkruan në këtë njoftim.

“Kryeministri Kurti, ndër të tjerash, theksoi nevojën e Kosovës për njohjen nga shtetet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata kyçe ndërkombëtare dhe trans-atlantike”.

Në deklaratë sqarohet se ai i njoftoi emisarët për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik, si dhe për aplikimin e Kosovë në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në Bashkimin Evropian në dhjetor, si hapa historik për Kosovën.

“I falënderoi të gjithë emisarët dhe vendet e tyre për përkushtimin dhe angazhimin në procesin e dialogut dhe rrugën përpara, duke shprehur gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit”.

Pas këtij takimi, emisarët udhëtuan për në kryeqytetin e fqinjit verior të Republikës së Kosovës.

Pas vizitës në Prishtinë, emisarët ndërkombëtarë shkuan në Beograd, ku u takuan me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se Vuçiç, gjatë bisedimeve “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.

“Kemi pasur një diskutim intensiv, të vështirë, por edhe të hapur, dhe ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha Lajçak.

“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit”, tha ai.

“Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes evropiane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.

Kështu tha sot presidenti serb,  Aleksandar Vuçiq pas takimit me përfaqësuesit e vendeve më të rëndësishme perëndimore dhe të BE-së. Këtë takim, ai e konsideroi si “ndoshta bisedën më të vështirë”.

Vuçiq ka thënë se ka një rezervë sa i përket nje çështjeje  për të cilin nuk ka dashur të flasë pasi siç thotë ai- “propozimi nuk është publik”.

Sipas Vuçiqit, sot si president i Serbisë është përballur me probleme dhe sfida që do t’i viheshin Serbisë “nëse ajo nuk pajtohej me planin e propozuar”.

Vuçiq tha se është arritur një pajtim me të dërguarit perëndimorë se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje.

https://www.facebook.com/

Vuçiq tha se është koha e fundit të formohet Asociacioni, pas së cilës do të mund të bisedohet, sipas tij, për kthimin e serbëve në institucione të Kosovës dhe të arrihet një lloj normalizimi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ka vetëm një Partia Demokratike, është ajo institucionale e ndarë nga e vjetra, korrupsioni e tranzicioni
Next post Erion Veliaj në Bujanoc: Kur jemi bashkë, jemi më të fortë!