Emmanuel Macron: Propozuam zgjedhje të reja në veri të Kosovës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës.
Presidenti Macron tha të enjten se Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të organizojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës sa më parë që është e mundur.
Ai ka theksuar se javët në vijim do të ketë “vendime të qarta” për situatën në veri të Kosovës, transmeton VoA.
Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për RTK, ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim i shkurtër i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Ishte një takim 10 minutësh, ku edhe njëherë u konfirmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje”, ka theksuar Osmani. Ajo tha se zgjidhjet për shtensionim të situatës ekzistojnë por ato duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Kosova u përfaqësua në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.
Më shumë storie
LIBËR ME VLERA TË LARTA STUDIMORE
Hysen IbrahimiSuedi, Förslöv, 16.01.2026Titulli: “Kritika letrare – Vlerësime, trajtesa” (2026)Autori: Prof. Fetah Bahtiri Sot doli nga shtypi libri më i...
Amerika përqafon imperializmin dhe braktis Europën
Në vitin 2025, Amerika e braktisi Ukrainën dhe Europën përballë Rusisë dhe zgjodhi të kaluarën perandorake si të ardhme. Ky...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Në Davos të Zvicrës u diskutua për të ardhmen e ekonomisë botërore
Liderë botërorë, drejtues institucionesh dhe shefa të korporatave globale janë mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...

Average Rating