Enver Ramadani gjatë vizitës në Tiranë i siguron Bujanocit donacion prej 500 mijë euro
Ramadani gjatë vizitës në Tiranë pati takime të shumta ndër të tjera ai u prit edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Takimi me Veliajn duket se ka qenë shumë i frytshëm pasi që zoti Ramadani ka arritur të sigurojë donacion kapital nga Bashkia e Tiranës prej 500.000 euro për ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Postimi i Enver Ramadanit
Dita e mërkurë, shkruan një histori të re për Komunën e Bujanocit.
Nga vizita e fundit të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, morrëm premtimin nga kryetari Erijon Veliaj, që kryeqendra shqiptare – Tirana, do të financojë në plotni ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, projekt ky që kap vlerën mbi 500 mijë euro.
Ky është projekti i parë, që Bashkia e Tiranës do të financojë në Komunën e Bujanocit.
Le të jetë një fillim i mbarë dhe i hajrit që do të duhet të trashëgohet, kur vëllai i madh, ndihmon vëllain e vogël!
FALEMINDERIT TIRANA
FALEMINDERIT KRYETAR VELIAJ
Më shumë storie
Disa këshilla për drejtuesit e protestave patriotike rinore e qytetare
Nga Skënder Sadri KAPITI Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shmë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën...
Triumfi i Kombit/Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Askush, asnjë armik sado i madh nuk ka mundur të pengojë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lëvizjen e...
Protestat për Triumfin e Kombit/News 24 krenari kombëtare
Nga Ilir Teki Skrapari Prej 51 ditësh në Shqipëri po mbahen protestat më të mëdha patriotike në Historinë e Shqipërisë.Janë...
Pa TV NEWS 24, Protestat e Lëvizjes për ‘Triumfin e Kombit’ do ishin në terr informativ
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë...
Lëvizja për Triumfin e Kombit: Protestat paqësore patriotiko-demokratike të Rinisë shqiptare
Skënder Sadri KAPITI Këtë shkrim të mëposhtëm po e dergoj për botim me rastin dhe në mbështetje të protestave patriotike të Brezit të...
Standardet e dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
/Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të...

Average Rating