Home » Lajme, Opinione » Enveri islamist apo ia përgatitën ?

Enveri islamist apo ia përgatitën ?

Libri Enver HoxhësFytyra e Enver Hoxhës është  shumë komplekse dhe mvarët nga këndi i vrojtimit të lexuesit, analistit  apo biografistit. Në te  e gjenë “donkishotin e marksizëm leninizmit në botë , atdhetarin e pa epur, antistalinistin , antititistin anti imperialistin ,antirevizionistin e madh. Por shkrimet e fundit japin shenja se ai kishte simpati shumë të madhe për islamizmin  aziatik. Deri më tani më është e pa qartë : Ishte vet ai islamist ? apo ia përgatitën ?

“Gjatë një ndalimi në Libi, në një prej udhëtimeve të tij prej Tiranës në Nju Jork, Baleta do të takohej për herë të parë me Bin Ladenin në vitin 1982 dhe do ta përshëndeste atë për luftën e tij kundër sovjetikëve në emër të Tiranës zyrtare” (Kastriot M. )

“Gjashtë vite më pas, kur Baleta do të udhëtonte në Iran me delegacionin qeveritar në cilësinë e specialistit të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare (i cili kryesohej prej Sofokli Lazrit) detyrë që e ushtronte krahas asaj të pedagogut në Fakultetin Juridik, ai do t’i dorëzonte Bin Ladenit “i cili koinçidoi të ndodhej atëbotë në Iran” nji kopje të librit të Enver Hoxhës “Shënime për Lindjen e Mesme”. ( Kastriot Myftaraj )
Pse t`i dhurohej Bin Ladenit mu libri i Enver Hoxhës :” Shënime për Lindjen e Mesme” ?

Kadare shkruan :” Një sprovë e E. Hoxhës u shkrua dhe u botua pak para vdekjes së tij. Sprova titullohej “Qytetërimi arab në shekullin e 13-të” e përfshirë në librin “Shënime për Lindjen e Mesme”në vitin 1984. Mund të thuhet se midis dy eseve , asaj për Haxhi Qamilin dhe tjetrës për Lindjen e Mesme, është zhvilluar gjithë kronika e trishtë e socializmit shqiptar. Caku i  të dyjave, nostalgjia për otomanizëm dhe ajo për Lindjen e Mesme ,e tërheqin Hoxhën, si një liman i fundit , në prag të vdekjes” (  I.K.  “Mosmarraeveshja”, Onufri , Tiranë )
Këtu mua më lindin dy pyetje , a mos ishte ngjashmëria e komunizmit ekstrem ( hoxhian) me atë të islamizmit , apo mos ia shkruente dikush librat ( esetë e përmendura ) dhe ai nuk kishte “qajre” pa i nënshkruar ( firmosur) , sidomos e dyta , kur dihen aftësitë e tij psiko-motorike ne 5 vjetshin e fundit para vdekjës.

Komiteti Qendror e kishte  klimën arabofile nëpërmjet mërguesit nga Kosova A.Haxhia, që ishte një nga njerzit më të besur të Sigurimit të shtetit e më pas edhe i Partisë. i cili e qarkullonte idenë se falë osmanëve , shqiptarët e kishin ruajtur identitetin e ture shqiptar!. Ky “ prishtinali” shquhej me një mllef të palodhur kundër dy njerzvë të medhenj të kombit duke e quajtur FanS.Nolin “peshkopi i kuq, dhe Pjetër Bogadinin ,”Neroni i Kosovës “.

Vetëm Arshi Pipa e thot Kadare qe e ka analizuar publikisht mahnitjen e Enver Hoxhës frankofil për qytetërimin arab . Çudi!

Qëndrimet e Hoxhës në lidhje krishtërimin në këtë libër dyzohen mes klerit dhe fesë. Nganjëherë për klerin katolik është kritik: priftërinjtë dhe murgjit «të mbyllur […] në vende të izoluara […], mendonin më shumë për “atë botë” sesa për jetën në tokë» (f. 434); «në vendet evropiane e në disa vende të tjera, ku vepron feja katolike, e cila predikon nënshtrimin […], shikojmë që udhëheqësit e saj mbajnë qëndrim reaksionar dhe përpiqen të pengojnë lëvizjen e masave» (f. 369). Me «udhëheqësit e saj» Hoxha i referohet rreshtimit të Vatikanit kundër komunizmit dhe regjimeve homologe të Shqipërisë, që sipas tij nuk e lejojnë masën të ndriçohet nga ideologjia marksiste-leniniste. Gjykimet më të “ashpra” i drejtohen papës, të cilësuar si «një nga kapitalistët më të mëdhenj të botës» (f. 335).
Në vepren e tij nr. 3, E. Hoxha shkruen: “Në Shqipëri feja muslimane drejtohet nga hoxhallarë të pashkollë, të padijtur, të cilët nuk na sjellin ndonjë rrezik per shoqërinë tonë socialiste. Ndersa, meqenëse katoliçizmi shqiptar dhe në veçansi kleri ishin pengesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.” (E. H, Selected Works, Vëll. I-rë, fq. 438, Tiranë 1974)

Shkruhet se : «Me “ishalla” nuk zgjidhet gjë», shprehet Hoxha, duke sfiduar opinionin e kundërt të kërkuar nga feja islame, ku i(n)shalla është themelore. Në optikën enveriste feja islame është një mjet, natyrisht kalimtar, që mund të shfrytëzohet për nxitjen e revoltës kolektive ndaj borgjezisë. ( ???)
Me «derisa» nënkuptohet shfrytëzimi i mjetit fe, një hap pararendës ky në arritjen e parajsës marksiste të socializmit të vërtetë. Mbi fenë në vetvete Enver Hoxha mbetet i palëkundur: «në qoftë se këto lëvizje e kryengritje të popujve myslimane do t’i shohim e do t’i gjykojmë në mënyrë shumë sempliste, të sipërfaqshme, si lëvizje me karakter thjesht islamik, mund të biem në pozitat e revizionisteve dhe të imperialisteve […]; ne, marksistë-leninistët, e kemi gjithnjë të qartë se feja është opium për popujt […], edhe feja myslimane është e tillë» (f. 343). Prandaj, forcave fetare «i duhen marrë krahët gradualisht nëpërmjet aleancave më përparimtare» (f. 217); «revolucionarëve, marksistë-leninistëve, elementeve përparimtare […] u duhet të shkëputen nga zinxhirët e fesë dhe të ideologjisë e të mësimit fetar» (f. 215). Dhe ne shqiptarët e dimë nga eksperienca se çfarë nënkuptonte Enver Hoxha me “marrje krahësh” dhe “këputje zinxhirësh”. Por sipas Hoxhës kishte akoma rrugë për të bërë: «megjithëse zhvillimi modern, përhapja e ideve materialiste dhe e shkencës e kanë dobësuar shumë ndikimin e fesë […], jemi larg asaj që të themi se popujt arabë të Lindjes së Mesme i kanë shpëtuar besimit fetar» (Enver Hoxha, hoxhë Enveri   nga Doan  Dani )

Përpjekja për investiturën islamike të Enver Hoxhës vërtitet rreth një fragmenti specifik të cituar (i përpunuar) nga Plasari: «e vërteta është se Kur’ani është më i plotë dhe më i pastër se Bibla e izraelitëve dhe se Ungjilli i të krishterëve». E tërë faqja (vijuese e fragmentit) i kushtohet tentativës së Enver Hoxhës për të “argumentuar” se Kurani nuk është thjesht një karikaturë biblike vetëm e vetëm sepse ka analogji me përmbajtjen e saj.
Pse Aurel Plasari e ngritë aq lartë “islamizmin “ e Enver Hoxhës ?

Një pyetjes së cilës do ia gjemë përgjegjën është :A mos kishte dorë sherbimi sekret serbo-rus në qëndrimet antikatolike dhe proislamike të Enverit. ?

 

( materialet nga Ismail kadare, Kasriot myftaraj , Abdi Baleta, Fritz Radovani. Doan Dani )

Fahri Xharra,

05.08 .15 , Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress