Home » Lajme » Epidemiologu Branislav Tiodoroviq akuzon komunitetin shqiptar për situatën e keqe epidemiologjike në Bujanoc

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq akuzon komunitetin shqiptar për situatën e keqe epidemiologjike në Bujanoc

Tiodoroviq tha për RTS-in se situata epidemiologjike në Serbi është duke u përmirësuar, dhe se është e paqëndrueshme “vetëm në jugun e Serbisë”, dhe shtoi se kjo i referohet veçanërisht Bujanocit.

– Anëtarët e pakicës kombëtare shqiptare trajtohen në shtëpi, ata mjekohen te mjekët ose institucionet private apo shkojnë për mjekim në Kosovë, dhe kur gjendja e tyre përkeqësohet, vetëm atëherë ata paraqiten në spitalet në Vranjë ose Nish, deklaron Tiodoroviq në televizionin publik të Serbisë, RTS.

Ai shtoi se kjo rezultoi në një numër të shtuar të vdekjeve, të cilat mund të shmangeshin nëse njerëzit kishin kontaktuar më herët me sistemin e kujdesit shëndetësor serb.

Tiodoroviq, i cili është anëtar i Shtabit republikan të Krizave, ditë më parë kishte vizituar Bujanocin, ku kishte takuar Kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe drejtorët e shtëpive të shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë, pati deklaruar se problemi më i madh është se numri i saktë i personave të infektuar me virusin korona nuk është i njohur në qytet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch