Home » Lajme, Opinione » Është nder për Kosovën të zgjedhë president De Golin e saj Ramush Haradinaj

Është nder për Kosovën të zgjedhë president De Golin e saj Ramush Haradinaj

Kur Ramush Haradinaj, djaloshi heroik i Kosovës ngjeshi armët për t’i dalë zot trojeve të Atdheut me devizën:”Ja vdekje, ja liri”, nuk mund t’a imagjinonim se në një kohë fare të shkurtër do të shndërrohej në një nga emblemat parësore e më të shëndritshme të historisë sonë kombëtare, në kapërcyell të shekujve XX-të -XXl.Nuk kishte ushtri të madhe nën komandën e tij për t’u përballur në mejdanët e lirisë me makinën ushtarake, të fuqishme e barbare të kasapit Millosheviç.Ramush Haradinaj zbriti në fushën e mejdaneve të përgjakshme si matador përballë demave të tërbuar të Serbisë, mercenarëve, jeniçerëve e akinxhijëve sllavë.Ai zbriti në fushëbetejë me ushtritë sllave pa u menduar dy herë, ashtu si Aleksandri i Madh përballë hordhive të panumërta të Darit të Persisë, ashtu si Leonidha i Spartës, i cili me 300 ushtarë gozhdoj në Termopile mijëra ushtarë të Kserksit, ashtu si Moisiu Ynë, Gjergj Kastrioti, i cili marshoj në nëntor të vitit 1443 me 300 kalorës të lirisë nga Nishi drejt Krujës për t’i hapur rrugë Epopesë së tij të lavdishme e ngadhënjimtare mbi ushtritë otomane.Të hysh që në të gjallë, e për më tepër në një moshë të re në panteonin e historisë së Kombit tënd është një lavdi e frikshme dhe një lartësi që tremb edhe shpendët e lartësive të mëdha qiellore.Por kjo fatmirësisht  nuk ka ndodhur me De Golin Shqiptar, strategun e Gjeneralin e luftës për liri Ramush Haradinaj.E kam krahasuar me De Golin, Gjeneralin e madh të Francës sepse ai nuk iu shmang betejave me ushtritë e tmerrshme hitleriane që pushtuan Atdheun e tij. Edhe djaloshi trim i Dukagjinit, me vëllezërit, farë e fisin e tij, nga nëna dhe baba, ushtarët e vet trima të UÇK- së së lavdishme nuk i bëri bisht asnjë beteje me falangat e Millosheviçit, paramilitarët e çetnikut e kriminel Arkan, deri në fitoren përfundimtare mbi kuçedrën serbe.Ramush Haradinaj dhe kreshnikët e UÇK- së u shquan për trimëri të rralllë në ndeshjet e përbindshme me bishën serbe, duke ripërtërirë kështu Eposin e Kreshnikëve, dylyftimet legjendare të Mujit e Halilit me krajlitë serbe.Dragojtë e lirisë pa ju tharë ende gjaku i plagëve të vjetëra, i shtrëngonin mirë ato dhe dilnin në fushëbetejë si Gjergj Elez Alia me bajlozët e detit.Në udhëkryqet e historisë Zoti ju dhuroj gjeni kombeve që besojmë tek Ai.Kështu ka ndodhur në mesjetë me Gjergj Kastriotin, e në fund shekullin e XX-të me Ibrahim Rugovën.Të dy këta burra kolosë të racës shqiptare përpara se të kalonin në amëshim i bënë popullit të tyre shërbimin e fundit që e kryejnë burrështetasit e pavdekshëm.Gjergji i madh la trashëgimtar’ të vehtin, si peng nderimi për lirinë e Atdheut Princin e ndritur Lek Dukagjinin.Pas pesë shekujsh, gjeniu i politikës Ibrahim Rugova e emëroj si kryeministër dhe e promovoj si trashëgimtar për prijës të Kosovës z Ramush Haradinaj, ashtu si Aleksandri i Madh Ptolemeun.Statura politike e z Ramush Haradinaj është po aq madhështore sa ajo e gjeneralit dhe strategut fitimtar të luftës.Shumë njerëz në Kosovë e në Shqipëri ishin skeptikë kur Dr Rugova i besoj Haradinajt mandatin e kryeministrit të Kosovës.Koha vertetoj se Rugova kishte bërë zgjedhjen adekuate.Ramush Haradinaj megjithëse në moshë relativisht të re e më një pervojë jo të madhe politike hapi një epokë të re në politikën e Kosovës, Epokën e pajtimit politik e kombëtar mes mbështetësve të LDK-së dhe UÇK-së, e përtej kësaj zbatoj një politikë të standarteve europiane, ndaj minoriteteve, duke i trajtuar me të drejtë ata si qytetarë që gëzojnë të gjitha të drejtat e liritë si shtetas të Kosovës.Ramush Haradinaj vazhdoj kështu veprën e veprimtarit të madh të pajtimit kombëtar, Anton Çetës.Kryeministri i ri i Kosovës z Haradinaj, një nga komandantët më të shquar të UÇK- së sfidoi disa herë vdekjën në betejat e tmerrshme për liri.Familja e tij emblematike dha gjithçka të shtrenjtë që pati për lirinë e Kosovës.Jetën e tre deshmorëve që rënë në lule të rinisë, për të mbetur përjetësisht të pavdekshëm, si simbole të thyrjes së kufijëve dhe shkuljes së piramidave ndërshqiptarë, si gurë themeli të lirisë dardane.Ramush Haradinaj ka mbrojtur si askush tjetër kauzën e drejtë të UÇK-së që realizoj ëndrrën shekullore të popullit të Kosovës për liri.Në betejën e stërgjatur me drejtësinë ndërkombëtare për çertifikimin e kësaj kauze triumfojë dy herë në Hagë dhe së treti në Kolmar të Francës mbi sejmenët e paguar të Beogradit të tipave Karla Del Ponte dhe Dik Marti.Ashtu siç u përball në fushëbetejë si sfidant i vdekjes në emër të Atdheut dha dorëheqje si kryeminister për dinjitetin e Kosovës dhe shkoj përsëri në Hagë për t’u përballur me akuzat fallco të fabrikuara nga laboratoret sllavë, por si qytetarë i Kosovës.Ai ka shkuar nëpër gjykatat ndërkombëtare si dorëzanë, si avokat i shquar i Kombit Shqiptar dhe kauzës së tij të shenjtë për liri.Por në fakt të akuzuerit kryesorë sipas Vuçiçit duhet të jenë Presidenti Klinton, Sekretari i Përgjithshëm i Natos Havier Solana, Sekretarja e Shtetit Amerikan Medlin Ollbrajt dhe Komandanti i Natos Gjenerali Klark.Imagjinoni sikur Haga të ngrejë akuzë kundër Xhorxh Washingtonit që çliroj Amerikën nga anglezët, kundër Garibaldit që çliroj Italinë nga pushtuesit e huaj, apo De Golit që çliroj Francën nga pushtuesit gjermanë.Mbi gjakun e vëllezërve Haradinaj dhe trimave të UÇK-së që dhanë jetën për lirinë e trojeve shqiptare ngrihet monumenti madhështor i Ramush Haradinajt,por edhe arka e besëlidhjes së tij po t’i referohemi Dhjatës së vjetër, besëlidhja e tij e pathyeshme me Atdheun.Qëndresa e tij si barrikadë e pathyeshme për ndalimin e ndarjes së Kosovës dhe shterrimin e ëndrrave serbiane e kanë shndërruar Ramush Haradinajn në një simbol të ndritshëm të luftëtarit, patriotit, politikanit vizionarë, burrështetasit të përkushtuar deri në vetëmohim për kauzën e lirisë demokracisë, Atdheut e dinjitetit të Kombit të tij.Vendimi i Ramush Haradinajt për të shpallur kanditaturën për president të Kosovës është në kohën e duhur, kur ajo ka shumë nevojë për të, po aq sa në lufte për çlirimin e saj.Lufta për të fituar paqen është shumë e vështirë.E fiton vetëm ai që nuk e pranon humbjen, Ramush Haradinaj.Ai është strategu i luftës ngadhënjimtare, dorëzani dhe avokati triumfues i kauzës së UÇK-së së lavdishme për finalizimin e ëndrrës shekullore të popullit të Kosovës për liri, politikani vizionarë, burrështetasi i madh që u dorëhoq për të ruajtur dinjitetin e Kosovës dhe shkoj përsëri në Hagë për t’u përballur si qytetar’ me akuzat fallco të fabrikuara nga laboratoret sllavë por që do të shkërmoqen si kështjella rëre.Haradinaj është diga e pathyeshme që ndalojë realizimin e skenarëve për ndarjen e Kosovës, i cili ndonëse i vetëm ja doli të shterrojë ëndrrat serbiane në Samitin e Berlinit.Ai deshmoj se është barrikadë e pakapërcyeshme, i pa shantazhueshëm dhe i pakomprementueshëm.Është i vetmi politikan në Kosovë që i’a ktheu pushtetin sovranit, realizoj zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pranoj verdiktin e popullit.Është nder për Kosovën të zgjedhë president z Ramush Haradinaj, i cili ka deshmuar se Kosovën e ka të shtrenjtë dhe të shenjtë.Është nder për Kosovën të zgjedhë president De Golin e saj Ramush Haradinaj.Ju priftë e mbara z President.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch