Edhe pse Franca është një nga ekipet më të mira në Europë dhe botë, lojtarët e kombëtares shqiptare mendojnë se asnjë skuadër nuk është e pathyeshme, sidomos kur luhet përballë tifozëve shqiptar.
“Duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë për të marrë një rezultat të mirë. Do të firmosja për një barazim ndaj një skuadre si Franca”, shprehet mesfushori Klodjan Duro.
“Franca ka lojtarë shumë cilësorë dhe nuk duhet të fokusohemi vetëm tek Ribery”, deklaron mbrojtësi Armend Dallku.
Interesimi për këtë sfidë është i madh, por burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se 1200 biletat e tribunës kryesore të stadiumit “Qemal Stafa” janë prenotuar dhe nuk do të dalin në shitje.
Trajneri i kombëtares franceze, Laurent Blanc, ka pranuar se sfida e Qemal Stafës do të jetë tepër e vështirë. Shpresat e tij duket se janë përqendruar tek Riberi, të cilin e ka rikthyer në ndeshjen kualifikuese pas një mungese të gjatë në kombëtare. Ndërkaq, portieri i gjelave, Hugo Lloris, ka theksuar se klima në Shqipëri do të jetë shumë armiqësore.
“Objektiviështë t’i afrohemi kualifikimit dhe për këtë ne duhet t’i fitojmë këtody ndeshje. E dimë se do të jetë shumë e vështirë dhe e dimë se çfarëna pret. Tifozët shqiptarë janë shumë të zjarrtë dhe ne jemi koshientëqë përveç lojtarëve në fushë, do të kemi dhe ata kundra gjatë 90minutave”, ka përfunduar Lloris, i cili ka vlerësuar lojtarët epërfaqësueses kuqezi. Kombëtarja franceze do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë ku do të qëndrojë 4 ditë.