Euro 2024: Gjermania e deklason Skocinë me rezultat 5-1
Gjermania ka bërë fillim bindës të Euro 2024. Ndeshja hapëse e kampionatit e zhvilluar në “Allianz Arena” në Munich kundër Skocisë është mbyllur me triumfin e Gjermanisë me rezultat 5-1.

“Pancerët” e kanë treguar fuqinë e tyre që në pjesën e parë, duke shënuar tri gola, ndërsa në pjesën e dytë e kanë ulur intensitetin, por ia kanë dalë t’i shtojnë edhe dy.
Serinë e golave në ndeshje e ka hapur Florian Wirtz në minutën e dhjetë, pas një asistimi të saktë nga Joshua Kimmich. Vetëm nëntë minuta më vonë, Jamal Musiala e ka dyfishuar avantazhin për gjermanët, duke shënuar pas një pasimi nga Kai Havertz.
Në momentet e fundit të pjesës së parë, Gjermania e ka trefishuar avantazhin falë një goli nga pika e bardhë, realizuar nga Havertz. Paraprakisht Skocia kishte mbetur me dhjetë lojtarë në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Porteous.
Në pjesën e dytë, Gjermania ka vazhduar ta kontrollojë lojën, duke shënuar edhe golin e katërt me anë të Fullkrug në minutën e gjashtëdhjetë e tetë.
“Pancerët” nuk janë ndalur as pas epërsisë së thellë. Në kohën shtesë Can e ka shënuar edhe golin e pestë.
Golin e nderit për skocezët e ka shënuar një gjerman. Ka qenë minuta e tetëdhjetë e shtatë kur Rudiger ka realizuar autogol, duke sjellë gëzim tek tifozët skocezë të pranishëm në stadium.
Më shumë storie
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...

Average Rating