Euro 2024: Zvicra, Gjermania, Spanaj dhe Anglia në çerekfinale

Read Time:2 Minute, 31 Second

Spanja është çerekfinalistja e radhës e Euro 2024, pasi fitoi me përmbysje ndaj Gjeorgjisë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin debutuesit falë një autogoli të Normand.

Gjeorgjia rezitoi deri në minutën e 39-të, kur Rodri shënoi edhe golin e barazimit.

Me fillimin e pjesës së dytë “La Roja” e nisi vrullshëm dhe Ruiz kaloi ekipin në avantazh. Nico Williams shënoi dhe të tretin, teksa Dani Olmo vulosi fitoren 4-1.

Në çerekfinale spanjollët i pret Gjermania, e cila u kualifikua pas fitores 2-0 ndaj Danimarkës.

Anglia ka kaluar në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kampionatit Evropian të futbollit pasi e ka eliminuar Sllovakinë.

Ndeshja e zhvilluar në “VELTINS-Arena” gjatë kohës së rregullt ka ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Francesco Calzona e ka dominuar pjesën e parë dhe ka kaluar në avantazh në minutën e njëzet e pestë përmes Schranz. Sllovakët kishin dy raste të rrezikshme më herët: Hancko në minutën e katërt dhe Haraslin në minutën e njëmbëdhjetë.

Pjesa e dytë pa përpjekje të shumta nga skuadra e Gareth Southgate, por golat munguan. Foden e ka futur topin në rrjetë menjëherë pas rifillimit, por VAR e ka anuluar golin. Harry Kane ishte afër shënimit në minutën e shtatëdhjetë e shtatë me një goditje me kokë, dhe vetëm tre minuta më vonë, Declan Rice ka goditur shtyllën me një gjuajtje nga distanca.

Kur gjithçka dukej e humbur për Anglinë, Bellingham ka barazuar rezultatin duke shënuar një gol të bukur në stilin roveshatë dhe e ka dërguar ndeshjen në vazhdime, duke mbajtur gjallë shpresat e anglezëve për Euro 2024.

Me të filluar pjesa e parë e vazhdimeve Anglia e ka gjetur golin edhe një herë. Ka qenë Kane ai i cili ka shënuar jo vetëm për epërsinë e parë të anglezëve po edhe për ta vulosur fitoren, pasi pjesa e dytë e vazhdimeve nuk ka pasur më gola.

Në çerekfinale Anglia takohet me Zvicrën.  

Përfaqësuesja e Zvicrës ka siguruar biletën e parë drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024, duke e eliminuar kampionin aktual të kësaj gare, Italinë.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Olympiastadion” të Berlinit, Zvicra e ka mposhtur Italinë me rezultat solid 2:0.

Golat e fitores për “Helvetikët” i shënuan Remo Freuler (minuta e 37’) dhe Ruben Vargas (minuta e 46’).

Tërë ndeshjen për Zvicrën luajti Granit Xhaka, kurse rezervistë të papërdorur ishin futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

Rezultati final, 2:0 në favor të Zvicrës.

Gjermania ka siguruar biletën e dytë drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Gjermania e ka mposhtur Danimarkën 2:0.

Golat për nikoqirin e këtij turneu i shënuan Kai Havertz (minuta e 53’) dhe Jamal Musiala (minuta e 68’).

Me fitoren e sotme, Gjermania vazhdon në çerekfinale të Euro 2024.

Rezultati final, 2:0 në favor të Gjermanisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Opinion: <strong>Pse Albin Kurti pengon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?!</strong>
Next post <strong>Sot ka ndrrue jetë 103 vjeçari Haxhi Beqë Sylaj i Gjakovës, veteran e invalid i Luftës së Dytë Botërore</strong>