Home » Lajme, Vendore » Faktori ndërkombëtar do të bashkëpunoj edhe me pushtetet lokale dhe qendrore

Faktori ndërkombëtar do të bashkëpunoj edhe me pushtetet lokale dhe qendrore

Paula ThiedeZëvendës shefja e misionit të OSBE në Serbi Paula Thiede në konferencën e sotme për media ka porositur gjithë qytetarët që të dalin të dielën dhe të votojnë për të drejtat dhe kërkesat e tyre. Ajo ka potencuar se OSBE do të ketë bashkëpunim të ndërsjellët me të gjithë në mënyre që të drejtat qytetare të realizohen .

 

 

Zëvendës shefja e misionit të OSBE në Serbi Paula Thiede pasi ka takuar gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentare, ka mbajt konferencë për media . Un sot kam dëgjuar nga ta planet dhe idetë për zhvillim dhe jetë më të mirë në këtë vend dhe OSBE do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë edh enë nivel komunal por edhe qendrorë ka thënë shefja e OSBE Paula Thied . Por ajo ka bërë me dije se OSBE do të ishte e zhgënjyer nëse në Serbi shqiptarët nuk do të përfaqësoheshin në parlament , pasi është momenti që kjo demokraci të shfrytëzohet për një jetë më të mirë .

Por pas këtyre përgjigje , ne kemi adresuar edhe pyetjet konkrete për të marrë përgjigje konkrete . Por edhe OSBE nuk ka ndonjë rezultat se çfarë është arritur deri më tani më përfaqësimin e shqiptarëve në nivel qëndrorë.

Në fund zëvendës shefja e misionit të OSBE në Serbi Paula Thiede,ka porositur gjithë qytetarët që të dalin të dielën dhe të votojnë për të drejtat dhe kërkesat e tyre. Po ajo nuk ka precizuar se gjatë mandatit 4 vjeçar sa do të mund shqiptarët të realizojnë të drejta e tyre , duke potencuar se OSBE do të ketë bashkëpunim të ndërsjellët me të gjithë në mënyre që të drejtat qytetare të realizohen .

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch