Home » Lajme » Fatmi Limaj viziton familjen e Krasniqit

Fatmi Limaj viziton familjen e Krasniqit

Pas arrestimit të ish- anëtarit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi, nga Gjykata Speciale, familjen e tij e ka vizituar edhe Fatmir Limaj.

Limaj së bashku me bashkëpartiakë, ka qëndruar në familjen e Krasniqit në shtëpinë e tij në Velani, ndërsa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga ky takim.

Limaj ka thënë se s’ka pasur nevojë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me forca aq të mëdha policore.

“Ne mendojmë që kanë qenë tërësisht të panevojshme skenat e tilla. Angazhimi shumë forcave policore ka qenë në disproporcion me nevojën. Nëse ka qenë e nevojshme për drejtësinë, ka mundur të bëhet krejt ndryshe, pa pasë nevojë për përforcime të tilla, t’i shkohet në 6 të mëngjesit t’i futet në shtëpi në këtë kohë COVIDI, pa pasë nevojë t’ia traumatizojë familjen. Por thjesht duke e njohur personalitetin e Jakup Krasniqit, kjo ka mundur të bëhet në mënyrë krejt tjetër”, ka thënë Limaj.

“Ne si Nismë gjithmonë kemi qenë pa ekuivoke dhe pa kompromis në shërbim të drejtësisë. Kemi qenë gjithmonë në interesat e drejtësisë”, ka shtuar Limaj.

Valon Hasani, avokat i Jakup Krasniqit paraprakisht ka njoftuar se klienti i tij është arrestuar me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se është nisur tashmë për në Hagë.

Hasani ka deklaruar se Krasniqi se nuk ka pasur fletëarrest deri sot, kur edhe i është dorëzuar fletarresti dhe urdhëri për bastisje.

Ndryshe, bastisja në shtëpinë e tij në Prishtinë kishte filluar qysh në orën 6:30 të mëngjesit, dhe ka zgjatur deri rreth orës 16:00. Operacioni është zhvilluar edhe në vendlindjen e Krasniqit, në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch