Home » Lajme, Vendore » Fatmir Ibishi Dëshmor i parë i UÇPMB-së!

Fatmir Ibishi Dëshmor i parë i UÇPMB-së!

Fatmir Hajdar Ibishi i lindur më 10.10.1964 – 26.02.2000 në fshatin Uglarë të Gjilanit. Fatmiri kreu shkollën fillore Emin Duraku në Uglarë në vitin 1998 kur në Kosovë kishte shpërthye lufta. Fatmiri kthehet nga perëndimi në vendlindje dhe menjëherë kyçet në njësitet guerile të UÇK-së në Z.O. të Karadakut në pikën e Zhegocit në brigadën 171 Kadri Zeka. Në fillimin të luftës së UÇPMB-së Fatmiri ishte ndër të parët në themelimin e sajë. Z.O. e Dobrosinit 111. . Fatmir Ibishi Dëshmor i parë i UÇPMB-së! Gryka klisura e Konçulit që lidhë Republikën e Kosovës me Sërbinë është një prej pikave ma strategjike në Kosovën Lindore. Ditë e ma shumë ushtrohej dhunë psiqike e fizike ndaj qitetarve të Kosovës Lindore në punktin policor në Konçul e gjith ka nëpër vend banimet shqiptare. Pikrisht Komandant Fatmir Ibishi me 26 Shkurt rrethë orës 23, me një grup bashkëluftëtar prej dy njisitëve pjestareve të UÇPMB-së kishin zënë pritë në kthesën e parë në hyrje të fshatit Konçul, nga drejtimi Bujanoc-Gjilanë, sulmuan xhipin e policis në të cilën ishin katër policë Serb, në mesin e tyre dhe oficer pjesëmarrs në të gjitha luftat në ish-jugosllavi. Në përleshje në mes të ushtarve të UÇPMB-së dhe policis e paramilitarve Sërb. Fatmir Ibishi pati fatin që të jetë dëshmori i parë i UÇPMB-së. Që ra për mose të vdekur kurrë. Pas vrasjes të Fatmirit bashkëluftetart nuk munden fare që ta terheqin kufomën e tij, se sipas bashkëluftëtarve të lirisë,thuhet që i arritën forca të mdhaja me paramilitar e polici Sërbe. Fatmiri kishte ende shenja jete ishte gjall me plaga të rënda,por policija fashiste e masakruan me plumba duke gjuajtur mbi trupin e tij. Ku dëshmon kufoma e tij kur u sjell në Gjilan. Pas vrasjes së komandantit policia Sërbe e marin kufomën e komandantit, dhe e kan varrosur në varrezat Rome në Bujanoc. Fal ndërkombtarve që i bën presion pales Sërbe, pas një muaji nxirret nga varri dhe kufoma e komandantit kthehet në vendlindje në Kosovë. Fatmir Ibishi ishte i martuar la pasë veti bashkëshorten, vajzen Fitoren dhe djemt Flamurin e Valonin. Brigada 111 emërtohet me emrin e Fatmir Ibishi. Në këtë sulm ndaj plicis e paramilitarve, Sërb. mbetën të vrarë tre policë, majori Sllavisha Dimitrijevic (1968) nga Graçanica i cili kishte ardhur me një dëshir të zjarrt për të vrar civil në popullatën e pambrojtur shqiptare. Dhe ishte deklaruar me këto fjal :”DA POPIJEM SHIPTARSKI KERV”. Dhe le të plagoset edhe një polic. Nga humbja e tre policëve Sërbe të mllefosur forcat paramilitare policore Sërbe menjiher ndërmorën një ofenzive të malltretimeve e vrasjeve të civilve shqiptare në Komunen e Bujanocit. Rrembien Osman Sulejmanin me 28 shkurt, u gjet i vdekur e i masakruar nga vet policija fashiste serbe. Kufoma e të ndjerit u gjet në një fshat serb afër Vranjes në Pavllovc. Me 03 Mars u zhduk Bari (Alit) Musliu nga Verbani. Me 14.03 2000 u vra ne rrethana të panjohura biznismeni nga Terrnoci Agim (Zija) Aliu. Nga viti 99/2000 në rrethana të panjohura u kidnapuan dhe u vran 21 shqiptar. Që gjerë me tani askush nuk ka dhënë përgjegjësi për vrasjen e civilve të kidnapuar. Kjo ishte arsyja e vetme që serbija na imponoi luftën, dhe për një kohë të shkurt u radhitën mbi 1800 vetran, për ti ndal vrasjet e malltretimet që ju bëhehin qytetarve të Bujanocit dhe fshatrave të saj. Ushtrija Çlirimtare UÇPMB-ja të gjith ushtart e ushtaret ishin vullnetar, dhe mbizotrojke një diciplin jashtëzakonisht e madhe. Por dhe fitoret ishin të një pas njëshme. Qe 75/100 e vendbanimeve shqiptare ranë nën mbrojtejen e kontrollin e UÇPMB-së. Komandant Fatmir Ibishi ishte e mbeti një figur e madhe. Ra për mos të vdekur kurr, fitoi përjetsin. Lavdi për jetë e mot veprave heroike të komandantit! Me respekt Bajram Arifi ish komandant Bala invalid lufte! Brigada 111 Fatmir Ibishi Z.O.LL

Me 26/Shkurt/2017 Gjilan.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch