Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

Read Time:42 Second

Kryetari i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje nga ai post,ngase, sipas Limajt, ka humbur legjitimitetin.

Limaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se “kryeministri Kurti do të mbahet në mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.”

Limaj, e bën përgjegjës Kurtin për qasjen ndaj procesit të dialogut.

“Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces”, ka shkruar Limaj, derisa vuri theksin te pasoja e qasjes ndaj procesit ku “nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje  dhe me ‘Zajednicë’, brenda.”

Limaj më tej shtoi se kryeministri Kurti ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe për këtë duhet të dorëhiqet menjëherë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Lumir Abdixhiku: Kosova humbi mundësinë historike, arritjen e marrëveshjes finale
Next post PSD paralajmëron protestë më 25 mars